Connect with us

Kosova

Kurti ’gropos’ Vuçiçin nga Vjena: Nuk mund të shkëlqesh nëse nuk shkëlqejnë të gjithë njësoj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, ka deklaruar se progresi ekonomik i Kosovës është i ndërlidhur ngushtë me progresin e të gjithë fqinjëve rajonalë, duke shtuar se suksesi i një vendi përkatës nuk mund të arrihet nëse vendet e rajonit nuk përparojnë njëkohësisht.

“Progresi i vendit tonë është i lidhur ngushtë me progresin e fqinjëve tanë. Nuk mund të shkëlqesh përjetësisht në një rajon nëse nuk shkëlqejnë të gjithë njësoj. Ne jemi të angazhuar për të punuar së bashku sepse besojmë se të gjithë do të përfitojmë kur rajoni është më i begatë dhe më i sigurt”, ka theksuar kreu i ekzekutivit kosovar.

Duke folur në edicionin e sivjetmë të iniciativës rajonale që ka në fokus kryesor bashkëpunimin ekonomik në mes të vendeve të Evropës Lindore dhe Juglindore, ai ka theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian (BE) dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), përjashtuar Serbinë.

“Unë besoj se do të avanconim shumë më shpejt nëse nuk do të ishin disa tendenca autokratike dhe një mendësi e prapambetur dhe ekspansioniste e disave” -ka potencuar kryeministri Kurti.

Kujtojme se, bashkësia e organizuar ndërkombëtare, prej vitesh, bën përpjekje të rrisë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, rajon i cili është i rrethuar nga armiqësitë etnike, dhe t’i çojë drejt integrimeve euro-atlantike. Por, pavarësisht përpjekjeve, ka ngecje në përmbushjen e këtij vizioni për rajonin.

Advertisement