Kosova
Kurti i bën thirrje BE-së për Serbinë: Të dënoj sulmet në Banjskë
Albin Kurti, kryeministri Kosovës i pyetur ditën e sotme për deklaratën e presidentes, Vjosa Osmani se në draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja ka identifikuar disa çështje që krijojnë dykuptimësi, Kurti tha se draftin mund ta bëjnë publik emisarët, pasi siç tha ai, është dakorduar që mos të jetë i qasshëm për publikun. Ai shtoi se Serbia vazhdon vazhdimisht t’i shkelë nenet e marrëveshjes bazike, për të cilën tha se nuk është e interesuar për normalizim.
Kreu i ekzekutivit kritika pati për Serbinë, për të cilën tha se ka dëshmuar se Asociacionin synon ta bëj kundër Kosovës e jo për serbët që jetojnë në vend.
“Po të ishte e interesuar për serbët, Serbia di të votonte për përparimin e Kosovës. Dy muaj pas sulmit Banjskë duhet të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione mbi këtë akt terrorist mbi Kosovën që na cenoi të gjithë ne. Duam sanksione për Serbinë dhe bëjë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të marrin masa për të gjithë këtë sulm”-tha vijoi Kurti.
Kurti ka komentuar edhe ndalimin e vizitave dhe telefonave për ish-krerët e UÇK-së. Sipas tij, këtu bëhet fjalë për zhvillim negativ, porse shtoi se ndikimi i tyre në këtë drejtim është tejet i vogël.
“Sigurisht se bëhet fjalë për zhvillim negativ, meqenëse e pësojnë familjet, më të dashurit e atyre që po mbahen mbi tri vjet në burgun e Hagës. Unë këtë e kam marrë vesh nga deputetja Shqipe Selimi, që është bashkëshortja e gjeneralit të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe njëkohësisht e kemi diskutuar edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën këtë zhvillim negativ. Ne i kemi mundësitë e kufizuara për të pasur çfarëdo ndikimi, mirëpo natyrisht jemi duke u munduar se si mund të ndihmojmë”, tha Kurti.
Këto komente, Kurti i bëri pas konferencës për dialogun publiko-privat që është mbajtur me mbështetjen e Qeverisë zvicerane dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.