Kosova
Kurti iu dha serbëve autonomi, kur kuptoi se këshilltarët e mashtruan, u radikalizua
Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani thotë se kryeministri I Kosoves Albin Kurti filloi të krijonte probleme pasi kishte kuptuar gabimet e tij në dialogun me Serbinë.
Hasani tha se Kurti pas Marrëveshjes së Ohrit u gjend jo vetëm duke legalizuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme me Serbinë por edhe duke shtuar element të rinj, duke përmendur si shembull “karakterin e autonomisë serbe në Kosovë”.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese tha në një intervistë se Kurti më pas e kuptoi se “këshilltarët e kishin mashtruar” sepse i thanë që nëse nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, Kosova mund të zhduket si shtet”, tha Hasani.