Connect with us

Kosova

Kurti kërkon postin e presidentit, qëllimi i sherrit të stisur dhe synimi i Osmanit

Analisti i Qendrës për Stabilitet Social, Ognjen Karanoviç, beson se konflikti mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani ka ndodhur për shkak se Kurti dëshiron postin presidencial dhe se tani po shqyrtohet nëse Osmani do i nevojitet më qeverisë së re të Prishtinës pas zgjedhjeve.

Karanoviç theksoi se partitë në Kosovë nuk kanë autonomi në marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe se politika strategjike e të gjitha partive është e dizajnuar nga vendet perëndimore.

Siç shton ai, partia Guxo e formuar nga Osmani nuk ka asnjë rëndësi politike dhe se tani presidentja e Kosovës edhe një herë po i afrohet qëndrimeve të LDK, anëtare e së cilës ajo ishte.

“Të mos gënjehemi me menimin se ata përplasen për çështje thelbësore. Absolutisht jo. Vetëvendosja apo Guxo, qoftë edhe PDK e LDK, ata kanë një politikë strategjike të hartuar nga vendet perëndimore. Nuk kanë autonomi të veçantë në procesin e vendimmarrjes. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se në shkurt të vitit të ardhshëm do të ketë një pozicionim të ri, pra krijimin e një plejade të re të forcave politike, të cilat janë shkëputur nga dy partitë e medha opozitare, sepse pershembull tani Guxo nuk është më një partner i rëndësishëm për Vetëvendosjen”- theksoi Karanoviç duke potencuar se tani qellimi I Albin Kurtit eshte te rrembejë postin e presidentit te vendit.

“Duke qenë se ky është një profil politik maniak, Kurti tani ëndërron postin e presidentit dhe pozitën e liderit të gjithë shqiptarëve, që do të zëvendësonte Edi Ramën” – ka theksuar Ognjen Karanoviç

Edhe pse Presidenca dhe Qeveria e Kosovës kanë paraqitur detaje teknike si arsye për ngecjen e marrëdhënieve mes tyre, sipas Karanoviç, thelbi i konfliktit mes Kurtit dhe Osmanit nuk është asociacioni, por konflikti mes te dyve është i natyrës së brendshme.

“Otomani po përpiqet të pozicionohet në nomenklaturën diplomatike amerikane si një faktor i rëndësishëm politik, madje amerikanët theksuan se ajo është garantuese e stabilitetit të Kosovës. Nga ana tjetër, Perëndimi politik nuk e dëshiron Albin Kurtin të jetë në pushtet dhe nëse do munden, do duan që Vjosa Osmani te jetë në krye të qeverisë së re që do te krijohet pas muajit shkurt.” – ka potencuar analisti i Qendrës për Stabilitet Social, Ognjen Karanoviç.

Advertisement