Connect with us

Shkrime

Kurti kthehet në “Mekën” e tij – s’e lë ishullin e Kretës për takimin e Tiranës

Albin Kurti nuk i rezistoi ftesës për pjesëmarrje në Simpoziumin e Symit në Greqi – një event që përshkruhet si “mbledhi vjetore e mendimtarëve globalë sipas traditës së filozofëve antikë grekë”. Vetëm se për të shkuar atje Kurti la një ngjarje tjetër në Tiranë – takimin me Kryeministrave të rajonit me ftesë të Edi Ramës – për çka u kritikua fort në Prishtinë, pavarësisht se publikisht kryeministri I Kosovës tha se pjesëmarrjen në Kretë e kishte konfirmuar muaj më parë

Simpoziumi “Symi” në Greqi, duket të jetë organizimi i preferuar i Albin Kurtit. Ai nuk ka munguar asnjëherë në këtë event, në pesë herët e fundit që është mbajtur. Qeveria dje njoftoi se kjo është hera e gjashtë që Kurti është pjesëmarrës  në këtë organizim, ku tema e ketij viti ishte “Bota 2030, trajtimi i syndromës IKARUS”

“Tregimi mitik mbi fatin e Ikarusit është kthyer në metaforë për ambicien e shfrenuar dhe iracionale të njëriut, e cila duke mos u përputhur me mundësitë reale, përfundon me dështim fatal”  – ka treguar profesori i Filozofisë Blerim Latifi.

Nuk dihet sa gjatë do të qëndrojë këtë herë Kryeministri në Greqi, por ai të hënën u kritikua që refuzoi të shkojë në Tiranë vetëm për të marrë pjesë në “forumin grek të proveniencës së majtë”.

“Një politikan normal do ta bënte saktësisht të kundërtën, por ja që Kurti, kur janë në pyetje forumet ndërkombëtare ku mendimtarët e të majtës spekulojnë mbi të ardhmen e njerëzimit, nuk do t’ia dijë për obligimet e tij kushtetuese’  – Deklaroi më tej Latifi.

Nëse lista e pjesëmarrësve të Simpoziumit të Symit e publikuar ne faqen zyrtare është finale, një nga pjesëmarrësit aty është edhe Kryeministri Edi Rama. Mbetet të shihet nëse dy kryeministrat shqiptarë do të takohen ne ishullin grek pas dy dështimeve për t’u takuar në Prishtinë e Tiranë.

Vitin e kaluar në Symi, Kurti e kishte nisur fjalën e tij duke thënë se e ka për nder të madh dhe kënaqësi që ishte rikthyer në këtë simpozium. “Mendoj se nuk ka njerëz që nuk kthehen sërish këtu”.

Për çdo verë, Kurti është kritikuar për pjesëmarrjen e tij në “Symi”. Herë se e ka zgjetur shumë qëndrimin atje, e herë se shkonte në Greqi, pa marrë parasysh se çfarë po ndodhte në vend. Njëjtë ndodhi edhe këtë vit.

Kësaj radhe, Kryeministri Kurti nxiti reagime, sepse u konfirmua se ai ka refuzuar një ftesë të Kryeministrit Edi Rama në Tiranë, ku do të mblidhen liderët e rajonit, për të marrë pjesë në simpozium.

Prej kur Kurti shkon në këtë simpozium, i janë komentuar resortet luksoze ku ka qëndruar, nëpër vende turistike greke, ku ai është organizuar ndërsa kur është kthyer nuk kanë munguar as batutat me të nga deputetët të cilët i kanë thënë “qenke lodhur shumë, qenke këputur fare”.

 

Advertisement