Kosova
Kurti kthen busullën nga jugu/ Greqisë i thotë “PO”, Shqipërinë as e pret dhe as i shkon
Nga ithtari më i madh i Procesit të Berlinit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, muaj më parë, as nuk e kishte pritur në takim Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, në Prishtinë, e as nuk i kishte shkuar në Tiranë, për saktësisht të njëjtën nismë.
Atë kohë ai pati deklaruar se ndodhej në Delphi të Greqisë, në një seminar ku shpalosen ideologji të majta por edhe të trajtës krejtësisht argëtuese mendore e teorike.
Me vite të tëra, Albin Kurti ka goditur me breshëri Edi Ramën për Ballkanin e Hapur dhe si kundërpeshë i vendoste Procesin e Berlinit, si nismë që ka “BE-në brenda”.
“S’ka tjetër nismë për Kosovën”, shprehej kryeministri Kurti, teksa ironizonte se Ballkani i Hapur nuk kishte as uebsajt
Tashmë kur Rama pothuajse ka hequr dorë nga “Ballkani i Hapur”, Kurti ka injoruar Procesin e Berlinit, Samit ky që mbahet në tetor të këtij viti në Tiranë, e që Rama ka nisur kohë më pare takimet përgatitore me shtetet pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor, pa Kosovën, për shkak të refuzimit të Kurtit për ta takuar.
Rama, i cili e quante “habi dhe absurd” mospranimin e Kurtit për t’u takuar në kuadër të Procesit të Berlinit, në Prishtinë, u dorëzua me komentin
“Të ftuar janë të gjithë. Kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi” – pati thënë fare shkurt Rama, teksa kishte mirëpritur liderët e katër shteteve të tjera të rajonit, përveç Kosovës, duke shtuar se nuk dinte se sit ë shkruante ne raportin qe ai do dërgonte në Berlin se ai nga Kosova nuk kishte as komunikim, as propozim e as ndonjë material
Sot kryeministri I Kosovës udhëton sërish për në Greqi, për një nismë “diskutim” rajonal që ka inicuar Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Gjithashtu në fund të gushtit Kurti udhëton edhe në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në “shkëmbim të ideve për të ardhmen dhe të tashmen” me ekspertë të fushave dhe liderë shtetërorë.
Dhe teksa çudia vazhdon, kujtojmë se Kurti dikur hiqej si ithtari më i madh i Procesit të Berlinit dhe e favorizonte atë si një nismë që e ka “BE-në brenda” sepse rajonit i duhen nisma që e çojnë “brenda BE-së”.