Connect with us

Kosova

Kurti lan duart si Ponc Pilati/ Cinizmi i tij në ftesën drejtuar Lumir Abdixhikut

Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar ftesen qe Albin Kurti I ka derguar kreut te LDK per tu konsultuar per konstituimin e kuvendit te Kosoves shkruan se  te Albin Kurti është mjeshtri i manipulimit me kontekstin që nënkupton: –  të dërgosh ftesë për diçka që nuk kërkon pjesëmarrje, të krijosh atmosferë dialogu atje ku ke vendosur monolog, të bësh të duket si bashkëpunim, një vendim qe e ke marrë njëanshëm.

Sipas Haxhiut, letra e Kurtit ka edhe një finesë cinike…, është dërguar menjëherë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe pak ditë para se kuvendi të mblidhet për herë të parë. Pra, është një ftesë e vonuar me qëllim të qartë, jo për të ndryshuar rrjedhën, por për të arkivuar përgjegjësinë. Një ftesë për të larë duart, jo për të bashkëndërtuar qeverinë.

Nëse kjo nuk është ironia më klasike institucionale, atëherë çfarë është? Kryeministri që fton opozitën për konsultim, pasi e ka ndërtuar shumicën pa të. Dhe kur opozita e refuzon, ai fiton moralin e liderit gjithëpërfshirës. Sepse në gjuhën e politikës moderne, nuk ka më rëndësi nëse je i sinqertë. Ka rëndësi që të dukesh i sinqertë. Ajo letër nuk ishte as ftesë e mirëfilltë, as provë dialogu. Ishte një dokument provokimi politik, i ambalazhuar me diplomaci. Një akt formal që zhvishet nga kuptimi praktik, për t’u kthyer në një manovër teatrale. Një shfaqje që kërkon spektatorë, jo aktorë.

Kurti i shkruan Abdixhikut jo për t’i dhënë rol, por për ta shfaqur si spektator të një skene ku loja ka përfunduar. Dhe këtë e bën me buzëqeshje, gjuhe te bute qe mbulon arrogancen me fjalë të ngrohta. Albin Kurti e ka ushqyer aq gjatë mitin e forcës së vet, sa tashmë poshtërimi i tjetrit i duket akt institucional, edhe kur fjalën “hajvan” e quan shprehje popullore të së vërtetës, ndërsa fajin që është i tij nga koka te këmbët e shpërndan me aq ngulm te të tjerët, sikur po bën drejtësi, jo manipulim.

Në botën e tij, brutaliteti është parim dhe të tjerët janë fajtorë që nuk e kuptojnë madhështinë e brutalitetit të tij.

Advertisement