Connect with us

Aktualitet

Kurti me pataten e nxehtë në duar/ Mes opozitës dominon ankthi dhe frika

Për njohësit e çështjeve politike në Kosove, ish-partitë opozitare atje, aktualisht kanë frikë te marrin drejtimin e vendit, prandaj edhe nuk po insistojnë në formimin e institucioneve të reja, por po shohin si zgjidhje zgjedhjet e parakohshme.

Analisti politik, Afrim Kasolli, vlerëson se në mesin e tyre duket se po dominon frika dhe ankthi mbi atë se çfarë e pret Kosovën në muajt e ardhshem.

“Persa i përket dimensionit ndërkombëtar lidhur me dialogun me Serbinë dhe qasjes që mund të ketë administrata Trump, opozita ne Kosove ka menduar qe do ishte me mire qe pataten e nxehte tja linin ne dore Albin Kurtit” – deklaroi Kasolli

Sidoqoftë, pavarësisht motiveve që e kanë kushtëzuar këtë sjellje të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, Kasolli vlerëson se të njëjtat në fund kanë dëshmuar politikisht se janë në gjendje ta bllokojnë Albin Kurtin, por kanë dështuar te ndërtojnë një alterantivë qeverisëse ndaj tij duke e lënë jashtë pushtetit përfundimisht.

Advertisement