Kosova
Kurti mesazh Vuçiçit: Do ju ndjekim cep më cep! Për Serbinë, kemi ushtrinë e policinë
Partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ndryshe nga dy partitë opozitare, PDK e LDK që zgjodhën Prishtinën për tubimet e tyre hapëse, e ka çelur në Gjakovë fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij u ndal gjatë te raportet me Serbinë, duke u shprehur se për fqinjin verior qeveria e tij i ka tre alternativa.
“Për rininë kemi punësimin. Për gratë kemi barazinë. Për Serbinë kemi policinë, ushtrinë por edhe dialogun” – u deklarua jo pa nota force Kurti, duke dërguar keshtu një mesazh të qartë në Beograd.
“Janë dy parti, të cilët kanë qeverisur më së gjati ne Kosove. Herë bashkë e herë ndaras, por të dyja bashke e vec e vec kanë bërë dëmin më të madh në raport me komshiun tonë të keq. Ne nuk mund ta ndryshojmë gjeografinë dhe historinë por ne mund ta ndryshojmë të ardhmen duke filluar nga tani” – theksoi Kurti
Njëra prej këtyre partive, LDK është e tillë që Presidenti i Serbisë e quan “të arsyeshme’, dhe partia tjetër PDK është e tillë per te cilet Presidenti i Serbisë thotë: “Nuk janë djem problematikë”.
Por, koalicioni ynë, Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa i thotë atij ashtu siç është, ministër i Millosheviçit, aparati shtetëror e kriminal i të cilit nuk do të ketë vend sepse do ta ndjekim në çdo kënd, cep më cep, në Republikën e pavarur, demokratike e progresiste të Kosovës” – potencoi kryeministri I Kosovës…………