Connect with us

Kosova

Kurti në Kthetrat e Trump/ Fillimi i dëmshëm i fundit të pashmangshëm tragjik

Ish-analisti i lartë në CIA David Kanin, tani Profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, duke komentuar fitoren e Donald Trump në SHBA në zgjedhjet e 5 nëntorit dhe zhvillimet që mund të ndodhin në Ballkan dhe Kosovë, thA se nuk pret që shkëmbimi i territoreve të kthehet si temë, ose se siç u shpreh ai, nuk do të kthehet në të njëtën mënyrë. Sipas tij, palët në Prishtinë dhe Beogradi nuk pajtohen për këtë.

“Shkëmbimi i territoreve nuk do të rikthehet në të njëjtën mënyrë si përpara, sepse aktorët kanë ndryshuar, së paku njëri prej tyre. Marrëveshja ishte mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçicit. Tani problem është se mes Kurtit dhe Vuçicit nuk ka bashkëpunim. Ndaj besoj se marrëveshja e dikurshme nuk ka gjasa te qendroje ne kembe”- theksoi Kanin në një intervistë për Evropën e Lirë në gjuhën shqipe.

Sipas ish-zyrtarit të CIA’s tani SHBA’të mund t’i ndihmojnë politikat e Vuçiqit ndaj Kosovës pasi Kurti është një figurë shumë jo popullore jashtë vendit.

“Albin Kurti mund t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë, por jashtë vendit është shumë jo popullor. Ai pas zgjedhjes se Trump do të përballet me SHBA’të, të cilat mund të jenë të prira për ta ndihmuar Vuçiqin me politikat ndaj Kosovës”, theksoi Kanin.

Profesori amerikan shtoi se Kosovës ka kohë që nuk po i shkojnë mirë punët në aspektin ndërkombëtar ndërsa pohoi se kroatët mund t’i rinovojnë përpjekjet për një entitet të tretë dhe boshnjakët të dobësohen prej kësaj.

Me ndryshimin në SHBA, profesori amerikan mendon se “humbësit si gjithmonë janë klientët e Amerikës boshnjakët dhe kosovarët, por për këtë nuk duhet të fajësohet vetëm Trumpi”.

“Ne kemi 30 vjet që i detyrojmë boshnjakët dhe kosovarët të bëjnë lëshime ndaj kundërshtarëve të tyre qe nga marrëveshja e Dejtonit” – potencoi Kanin.

Advertisement