Connect with us

Kosova

Kurti nga Greqia: Policinë e reduktuam, tani po shtrojmë rrugën për zgjedhjet në Veri

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e Kosovës po zbaton marrëveshjen e arritur në Bratisllavë për shtensionimin e situatës në veri të vendit dhe theksoi se tani janë duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore.

“Që nga java e kaluar, kemi reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25% në 3 objektet e komunave veriore. Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme” – ka deklaruar Kurti dhe theksoi se “Kosova tashmë po zbaton me mirëbesim marrëveshjen me emisarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak për de-përshkallëzimin të arritur në Bratislavë”

Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Kretë të Greqisë, ku po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.

Advertisement