Kosova
Kurti nga Ohri flet për Ohrin/ ‘Serbia ka kapitulluar njëherë në Kumanovë’
Disa orë para takimit të planifikuar me presidentin serb, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur besimplotë se do të arrihet një marrëveshje. Ai ka thënë se Serbia nuk do të kapitullojë në Ohër si më parë në Kumanovë në vitin 1999.
“Jam i interesuar për një marrëveshje, po shkoj me vullnet të mirë, me qëllime të mira dhe besimin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. S’mund të ketë kapitullim të Serbisë në Ohër, pasi do përsëritej Kumanova e 9 korrikut 1999” – ka thënë Kryeministri Kurti, I cili gjithashtu komentoi edhe deklaratat pesimiste të presidentit Vucic.
“Dëgjova deklaratat se çdo marrëveshje në Ohër është e refuzuar apriori. Nuk mendoj se kjo është një qasje konstruktive. Unë nuk them që nëse nuk ka nënshkrim, atëherë kemi nënshkruar një mosmarrëveshje, por nuk mund të them që edhe pa nënshkrim mund të quhet marrëveshje e njëmendtë. E përsëris se do të jem i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe se do të shkoj me vullnet, qëllim dhe besim të mirë, por sigurisht që nuk mund t’ia garantoj marrëveshjen palës tjetër”, theksoi Kurti