Connect with us

Kosova

Kurti ‘ngeli në klasë’, por opozita nuk ka as guxim e as vision për të drejtuar Kosovën

Profesori universitar, Dritëro Arifi tha se Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ne kushtet aktuale, nuk kanë guxim e vizion për të drejtuar Kosovën.

Partitë politike në fjalë, po të gjenin një gjuhë të përbashkët dhe me një guxim dhe vizion të kristaltë për shumë pak kohë, beson Arifi, mund të bënin disa ndryshime substanciale në pushtet.

“Ata me shpejtësi mund t’i largonin masat ndëshkuese të BE-së edhe mund te fillonin komunikimin strategjik me Ameriken, si edhe do te ratifikonin të gjitha marrëveshjet që kanë mbetur peng në lidhje me Unionin Europian” – deklaroi Arifi

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po insiston që të caktohet një mandatar i dytë për formimin e Qeverisë se re, ndërsa ish-opozita ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Advertisement