Connect with us

Kosova

‘Kurti nuk ka kredibilitet për kushtëzime në dialog’

Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi, tha se kryeministrit Kurti nuk i ka mbetur më kredibilitet për të vendosur kushtëzime në dialog me Serbinë, që menaxhohet nga Bashkimi Europian.

Ai theksoi se taktikat e Kurtit për “zhagitjen” e dialogut përmes kushtëzimeve nuk kanë sjellë asnjë dobi dhe se Kosova eshte në prag të sanksioneve nga SHBA dhe BE.

Publicisti Maliqi shtoi gjithashtu se tashmë Kurti duhet të punojë për riparimin e raporteve me aleatët perëndimorë.

“Kryeministri Kurti, nëse i ka mbetur edhe një copëz racionaliteti pragmatic, do të duhet të kujdeset për kthimin e besimit dhe riparimin e raporteve koordinuese me aleatët strategjik që i ka dëmtuar vetë, duke i përqeshur  e ironizuar” – theksoi Shkëlzen Maliqi

Advertisement