Connect with us

Lifestyle

Kurti për “Vecernji list”: Vuçiçin e bën nervoz demokracia, do të bëhet mbret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidentin serb Aleksandër Vuçiç e bën nervoz demokracia.

Ai në një intervistë për “Veçernji list” u shpreh se Vuçiç dëshiron të bëhet mbret.

Ndër të tjerash ai ka thënë se në kufirin Kosovë-Serbi ka baza të ushtrisë serbe “prandaj jemi shumë të kujdesshëm”.

“Ne kemi blerë dronët Bajraktarë, dyfishuam buxhetin e ushtrisë dhe rritëm numrin e ushtarëve. Në kufi janë bazat e ushtrisë serbe, prandaj jemi shumë të kujdesshëm” – deklaroi kryeministri i Kosovës

Advertisement