Connect with us

Kosova

Kurti përçarës i shqiptarëve/ Shqiprim Arifi: Po rrezikon miqësinë me SHBA

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, deklaroi se kryeministri i Kosovës, e ka përçarë skajshmërisht spektrin politik në Preshevë dhe se Lugina nuk pret më asgjë nga Albin Kurti, e që i cili sipas tij, ka rrezikuar partneritetin edhe me ShBA-të.

Ndërkaq, i pyetur se a nuk ndihet fajtor për çështjen e përfaqësimit në Luginë, duke mos arritur ta shtyjë përpara vetë axhendën e tij, Arifi vlerësoi se ky është një perceptim i gabuar, pasi siç tha ai, Lugina e Preshevës ka pasur konsistencë të unifikimit politik, deri në momentin kur është bërë kryeministër Albin kurti, i cili gjithashtu ka future duart edhe në punët e brendshme në organet e zgjedhura të Preshevës

 

Advertisement