Kosova
Kurti po ndërton bunkerë ideologjikë më keq se Enver Hoxha
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Avdullahu, ka thënë se ajo që po bën kryeministri Albin Kurti në raport me shqiptarët e tjerë në Ballkan është ndërtimi i bunkerëve ideologjikë, të cilët janë më keq se Enver Hoxha dhe pengojnë bashkëpunimin.
“Kjo është një qeveri që vjen nga një parti që përdor flamurin kombëtar shqiptar si logo partiake. Ajo që Kurti po bën në raport me shqiptarët e tjerë në Ballkan është të ndërtojë bunkerë ideologjikë, të cilët janë më keq se Enver Hoxha dhe pengojnë bashkëpunimin.” ka thënë Avdullahu.
Ai ka komentuar arrestimin e Besnik Mujecit në Shqipëri si i dyshuar për trafik droge, duke thënë se LVV e përshjashtoi nga rradhët e saj, sepse ekziston mundësia që ata “dinë diçka më shumë” dhe se e kanë bërë atë me qëllim.
“Kjo tregon se kjo qeveri mendon se ligjet janë dytësore. Kjo qeveri ka një problem tjetër, ka ide korruptive. Ideja korruptive është t’u drejtohemi qytetarëve gjatë fushatës dhe t’u themi se do të bashkohemi me Shqipërinë dhe pastaj të bëjmë një politikë që do të bëjë që më shumë se kurrë ta ndajë atë nga Tirana zyrtare” – deklaroi Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës