Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Kurti pranon takim nëse mblidhen dy qeveritë, Rama: Marrëveshjet janë firmosur e dorëzuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me refuzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për tu takuar sot në Prishtinë. Sipas kreut të qeverisë shqiptare marrëveshjet nga ana qeverisë shqiptare janë firmosur dhe i janë dorëzuar ministrisë së Jashtme të Kosovës.

‘Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.’- shkruan Rama.

Lajm në përditësim…

 

Advertisement