Kosova
Kurti qartëson Bloomberg: BE dhe SHBA janë shumë të shqetësuara për veprimet në veri të Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se kritikat e bashkësisë ndërkombëtare për trajtimin qe I ben qeveria e Kosoves komunitetit serb janë të ekzagjeruara dhe se BE-ja dhe SHBA-ja janë shumë të shqetësuara për veprimet në veri të Kosovës.
“Ata janë shumë të shqetësuar. Sa herë që ne marrim masa, dëgjohen zëra alarmues për një përshkallëzim të mundshëm, por ja ku jemi – Kosova është më mirë se kurrë më parë”, tha Kurti në një intervistë për Bloomberg.
Gjithashtu ai u shpreh se veprimet e Prishtinës ishin “të nevojshme për vendosjen e rendit dhe ligjit në veriun e ndarë prej kohësh”.
Siç ka theksuar Kurti, këta janë “hapa të domosdoshëm drejt vendosjes së kontrollit mbi zonat me shumicë serbe dhe integrimit të tyre të plotë në sistemin ligjor dhe financiar të Kosovës”.
“Përshtypja ime është se pikërisht për shkak se ne jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe për këtë arsye edhe me shume agresiv,” theksoi Kurti.
Lidhur me kërkesën e Serbisë që zgjedhjet në veri të mbahen sa më shpejt, Kurti tha se vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje të përgjithshme dhe shtoi se ndikimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë ka vazhduar per nje kohe te gjate.
Vuçiq dështoi dhe tani kërkon që ne te paguajmë per dështimin e tij”, ka theksuar Kurti.