Kosova
Kurti-Ramës: Draftin për Asociacionin propozoja Vuçiçit për shqiptarët e Luginës
Kryeministri ka propozuar që kryeministri Edi Rama ta bëj një gjë të tillë më së largu në takimin e radhës të Open Balkan.
“Në takimin në Ohër unë kam ofruar ta shkiruaj draft statusin. S’kam interes që t’i dominoj. Por në atë rast kam kërkuar që të ketë dakordim për parimet bazë. Parimet dhe fryma i paraprijnë gerëms dhe tekstit. Unë nuk kam dyshim që z.Edi Rama beson që propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu, atëherë krejt çfarë unë propozoj është që kryeministri Edi Rama këtë draft statut për pakicat kombëtare, t’ia prezantoj presidentit të Serbisë, Vucic, më së largu në takimin e radhës të Open Balkan për shqiptarët në Luginë të Preshevës. Këtë propozim ai do të duhej t’ia bënte Vucicit për shqitparët në Luginë.. Propozimi im është që duke besuar, në atë që beson kryeministri Rama se ai model është i mirë, në vend se t’ia propozoj Berlinit dhe Parisit për Kosovën, t’ia prezantoj Beogradit për shqiptarët në Serbi”, ka thënë Kurti.
“Unë nuk e di atë draft-statut, nuk e kam lexuar”, ka shtuar tutje kryeministri Kurti.