LAJMI I FUNDIT
Kurti refuzon të takohet me Ramën pa mbledhje të Qeverive
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të takohet me kryeministrin Edi Rama pa mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Deklarata vjen një ditë para nisjes së turit të kryeministrit Edi Rama në rajon.
“Jam i gatshëm të takohem me Ramën në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo pa atë mbledhje”, ka thënë Kurti në konferencë për media të mërkurën.
Kurti ka thënë se është për mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri, por kërkon garanci që me to nuk do të përsëritet 23 prilli, kur serbët i bojkotuan zgjedhjet.
Kurti tha se Lista Serbe “po rrëshqet gjithnjë e më shumë në paligjshmëri” dhe është e vështirë që ajo të bindet për të marrë pjesë në zgjedhje.
Shefi i Qeverisë tha se i ka lutur ndërkombëtarët që të llogarisin “pa rezerva” dhe “pa kursim” në mundësitë e tij, që, siç tha ai, “23 prilli të mos na përsëritet në vjeshtë ose dimër”.