Connect with us

Kosova

Kurti takon eurodeputetin Reuten, flasin për liberalizimin e vizave

Gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Strasbourg për Kryeministrin i Kosovës, Albin Kurti, filloi me një takim me raportuesin në Parlamentin Evropian mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën njëherësh eurodeputet nga radhët e grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), Thijs Reuten.

“Eurodeputeti holandez përgëzoi Republikën e Kosovës për progresin në zbatimin e reformave të agjendës evropiane e politikat qeverisëse si dhe përparimin e bërë në zhvillim ekonomik, demokratizim e sundim të ligjit”, thuhet në njoftim.

Më tutje Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për përkrahjen e tij të vazhdueshme dhe të grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), ndaj vendit tonë në çështjen e liberalizimit të vizave, aplikimit për anëtarësim në BE, e rrugëtimit tonë të përgjithshëm evropian.

Kurti po ashtu e ftoi eurodeputetin Reuten që të vizitojë Kosovën.

“Duke e ftuar eurodeputetin Reuten që ta vizitojë vendin tonë në muajt në vijim, Kryeministri Kurti e falënderoi për takimin dhe diskutimet e shpeshta, produktive e të frytshme me të dhe eurodeputetët socialdemokratë”, thuhet më tutje në njoftim.

Advertisement

TRENDING