Kosova
Kurti thirret sërish për dëshmi nga Prokuroria Speciale
Prokuroria Speciale i ka dërguar ftesën e dytë kryeministrit Albin Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit për dosjen e rezervave shtetërore. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Por ai ka thënë se kabineti i kryeministrit në përgjigjen ndaj kësaj ftese ka ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim.
“Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër”, është shprehur Kryeziu.
Ai ka thënë se presin një përgjigje pozitive meqë sipas tij, “sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri”.