Connect with us

Kosova

‘Kurti tregon muskujt e parëndësishëm nga pikëpamja e fuqisë ushtarake’

Kryetari i Këshillit për Politika Strategjike dhe ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke deklaruar se po rrit numrin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë, po shfaq ‘muskuj’ të parëndësishëm nga pikëpamja e fuqisë ushtarake, por që, në anën tjetër, janë rrezikimi i sigurisë së serbëve në very dhe tregon se ai dëshiron që ata të largohen nga Kosova.

“Nuk ka dyshim që kur Kurti shpalli se do të ndërtojë të ashtuquajturat baza policore në veri të Kosovës, ai në fakt po ndërton baza ushtarake me idenë se ato do të konvertohen dhe do të bëhen një lloj force ushtarake me të cilën ai padyshim dëshiron për të fituar një pjesë të elektoratit në vetë Kosovën dhe që sigurisht shqetëson dhe sjell trazira në mesin e qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës, duke pasur parasysh se Kosova nuk është e kërcënuar nga ndonjë rrezik ushtarak” –  tha Shutanovac

Duke komentuar fjalët e Kurtit, ai shtoi se askush nga asnjë shtet nuk ka paralajmëruar se do ta sulmojë Kosovën me forca ushtarake, dhe në vend që të kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe të rrisë numrin e policisë kriminale, të zvogëlojë krimin e organizuar në territorin e Kosovës, pra edhe në mbarë rajonin, – sipas tij, Kurti po përpiqet të tregojë muskujt dhe se synimet e kryeministrit të Kosovës janë të qarta dhe se ato i referohen krijimit të projektit “Shqipëria e Madhe”.

Dragan Shutanovac theksoi se për gjithçka që Kurti paralajmëron për shtimin e numrit të pjesëtarëve të KBS-së, edhe duke përdorur termin “ushtar” edhe pse Kosova zyrtarisht nuk ka ushtri, nuk pret reagime nga faktorët ndërkombëtarë, sepse sipas tij, ngjarja në Banjskë ka kontribuar shumë që Kurti të ketë një ritëm të tillë që po i falen gjëra që nuk do të faleshin para ngjarjes në Banjskë.

Advertisement