Connect with us

Rajon

Kurti var xhaketën te treshi/ Vuçiç zbulon kushtet e Kurtit për Asociacionin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka treguar se cilat janë kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, Kurti dëshiron ta formojë asociacionin në tri shtylla. Së pari duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, së dyti në deklaratën e Federica Mogherinit për Isa Mustafën (ku BE garantonte që Asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive dhe nuk do të përbënte shtyllë të tretë të pushtetit në Kosovë) dhe sipas kërkesës në letrën autoriale të Derek Chollet dhe Gabriel Escobar botuar më 31 janar.

“Kur mendon se po flitet për gjëra të vogla, të parëndësishme, dua të ruhesh se pas çdo gjëje fshihet një hile. Albin Kurti fillimisht tha se ne kemi planin e Ahtisarit, pastaj prezantoi tre shtyllat e tij që nuk u pranuan. Iu thashë se ke këto argument, bëj mire që edhe të ngrihem nga tryeza_ 9 deklaroi Vucic

“Pse është Asociacioni i rëndësishëm për popullin serb? Të gjithë njerëzit që jetojnë në jug të Ibrit, jetojnë si në një geto. Ata nuk kanë asnjë kornizë institucionale. Të gjithë presin që të shtënë në dorë Mitrovicën e Veriut. Ne kemi nevojë për Asociacion kudo ku jetojnë serbët, por sigurisht shumë më tepër në jug sesa në veri. Kjo do t’u japë serbëve atje një kornizë institucionale dhe një kuvend, një president që do të komunikojë edhe me autoritetet qendrore” – theksoi presidenti serb

 

Advertisement