Kosova
Kurti vishet ushtarak për luftë, pretendimi i Vuçiç-it: Do të jetë si Zelensky
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pretenduar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i vetmi “që do luftë”, sepse, sipas tij, “gjatë gjithë jetës së tij ka pasur dëshirë të veshë uniformë ushtarake” dhe te “luajë rolin eZelenskyy-t te vogël në Ballkan”.
Këto komente, Vuçiç i ka bërë në një konferencë për media, pasi që është pyetur nga gazetarët rreth deklaratave të Kurtit se “Serbia po armatoset dhe po përgatitet te sulmojë Kosovën”.
Sipas pretendimeve të Vuçiç-it, “ëndrrat e Kurtit janë me luftë”, ndërsa të tijat “janë një Serbi e suksesshme dhe e zhvilluar ekonomikisht”
“A po armatosemi – po, pak më shumë se sa do të donte Kurti, shumë më pak se sa do të doja unë. Ashtu siç po armatosen ata në Kosovë nga turqit, përmes gjermanëve dhe amerikanëve…” – theksoi presidenti serb duke shtuar: Kurti do luftë, sepse gjithë jetën ka dashur të veshë uniformën ushtarake dhe të veprojë në Ballkan si Zelensky i vogël, por dëshira e tij nuk do të realizohet sepse nuk ka të bëjë me një territor sovran dhe një territor të pavarur, në fund të fundit” – propagandoi Vucic
Ai gjithashtu theksoi se Serbia do të vazhdojë të investojë në industrinë e sa te luftesj “pasi që është e nevojshme për të qenë frenuese ndaj Kurtin dhe të tjerëve”.
“Ne do te bëjmë më të mirën dhe do blejmë më të mirat. Askush nuk do të mund të ndalojë kurrë zhvillimin e industrisë dhe ushtrisë sonë të përkushtuar. Ne po e bëjmë këtë vetëm për të penguar djemtë e keqij si Albin Kurti dhe të tjerët” – deklaroi Vucic
Ndërkaq, kreu serb pohoi se në muajin e ardhshëm në Serbi do të vijnë liderët e shumë vendeve evropiane dhe afrikane, dhe se ai personalisht do vizitojë disa vende, dhe gjatë takimeve “do të tregoj qëndrimin e Serbisë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.
“Dy javët e ardhshme janë shumë të rëndësishme për ne. Do të kemi shumë vizitorë. Do të marrim pjesë edhe në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Londër. Do pres në Beograd përfaqësues të vendeve më të mëdha evropiane dhe vendeve më të mëdha afrikane. E gjithë kjo do të ndodhë në muajin e ardhshëm. Do kemi një verë politike të ngarkuar përpara”, potencoi presidenti serb.