Connect with us

Kosova

Kurti-Vuçiç në Bruksel, mediat serbe: Nuk ka marrëveshje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po zhvillojnë një takim mëngjesin e kësaj të hëne në Bruksel. Takimi po bëhet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës.  • Para takimit të përbashkët, Borrell është takuar ndarazi me Kurtin dhe Vuçiç, por nuk është bërë asnjë koment mbi këtë takim. • Mediat serbe kanë deklaruar se deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje, pasi Vuçiç ka refuzuar propozimin e BE-s, ndërsa Kurti nuk ka pranuar që të heq dorë nga dënimet për mosimplementimin e targave të Kosovës. • Takimi ndodh në ditën kur ishte parashikuar të fillojë faza e dytë e zbatimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia që duhet të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm. Nga sot, sipas vendimit pritej të fillojë gjobitja e atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave. • Para takimit, Vuçiç tha se nuk pret ndonjë zhvillim pozitiv, por që do të shkojnë në Bruksel për të mos dhënë shkas që Serbia të akuzohet për mospjesëmarrje, ndërsa ritheksoi kërkesat e Beogradit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe anulimin e vendimit për targat e makinave. Qeveria e Kosovës konfirmoi se kryeministri Kurti është nisur për në Bruksel por nuk tha se cilat janë pritjet e saj nga takimi i së hënës. • Aktualisht rreth 130 oficerë nga Polonia dhe Italia janë vendosur në veri për të mbështetur dhe këshilluar policinë e Kosovës në rrethanat e një boshllëku në zonë të krijuar me largimin e policëve lokal serbë. • Tensionet në zonë që pasuan vendimin e qeverisë për targat i cili u mor me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për një shtyrje dhjetë muajshe, u shtuan në një periudhë diskutimesh për një marrëveshje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dritën e një propozimi evropian, i njohur si nisma franko-gjermane.

Mediat serbe: Vuçiç refuzoi propozimin e BE-së, Kurti nuk heq dorë nga dënimi

 

Nis takimi i përbashkët Albin Kurti e Aleksandër

Pamje nga takimi

 

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar sot në Bruksel. Nova.rs shkruan se takimi në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë nuk dha fryt dhe pritet që të shpallen hapat e radhës.

Për momentin nuk ka marrëveshje për tejkalimin e krizës në veri të Kosovës. Të dyja palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët, pasi siç theksojnë, Serbia e ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës nga përfaqësues të BE-së. Në anën tjetër, as Kosova nuk është treguar konstruktive, duke pasur parasysh se ka mbetur në këndvështrimin që të gjithë qytetarët duhet të pranojnë riregjistrimin e targave dhe se ata që refuzojnë do të sanksionohen.

VIDEO/ Pamje nga takimi i Kurtit me Vuçiç, të ulur përballë njëri-tjetrit, në krye Borrel e Lajçak

Nis takimi i përbashkët Albin Kurti e Aleksandër

Pamje nga takimi i Vuçiç me Kurtin

BRUKSEL- Takimi trepalësh ndërmjet Kosovës, Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është duke vazhduar në Bruksel. Në pamjet e publikuara nga BE-ja, shihen momentet e takimeve të ndara që zhvilloi shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Gjithashtu BE-ja ka publikuar dhe pamjet para fillimit të takimit trepalësh. Takimet e sotme mbahen një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e ngasësve të automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Përfundojnë takimet ndaras, nis mbledhja e përbashkët Kurti e Vuçiç në Bruksel

Nis takimi i përbashkët Albin Kurti e Aleksandër

Kurti, Lajçak, Borrell dhe Vuçiç

BRUKSEL- Takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka nisur në Bruksel. Takimi po zhvillohet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.

Fillimisht, Borrell ka mbajtur takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç. Ndërkohë që pjesë e takimit është edhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak.

Përfundon me Kurtin, Josep Borrell nis takimin me Aleksander Vuçiç

Nis takimi i përbashkët Albin Kurti e Aleksandër

Aleksander Vuçiç dhe Josep Borrell

BRUKSEL- Pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, ka pritur presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Takimet e ndara po zhvillohen në Bruksel, dhe pas tij pritet të ndodhë ai trelateral ku do ketë takim të përbashkët mes dy liderve dhe kret të diplomacisë evropiane Borrel.

Takimet e veçanta pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh ndërmjet Bashkimit Evropian (BE), Serbisë dhe Kosovës, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Krahas Borelit, palën evropiane në takim do ta përfaqësojë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Tensionet në veri të Kosovës, nis takimi mes Kurtit dhe Borrell

Nis takimi i përbashkët Albin Kurti e Aleksandër

Albin Kurti dhe Josep Borrell

BRUKSEL- Takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Shefit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellit në Bruksel. Fillimisht, Borrell do të takohet me Kurtin më pas dhe Presidentin Aleksandër Vuçiç.

Pas takimeve ndarasi, të tre më pas do të zhvillojnë një takim të përbashkët, ku do të diskutohet çështja e targave si dhe dorëheqjet që kanë ndodhur nga serbët në veri të Kosovës.

Advertisement