Kosova
Kurti-Vucic/ Takohemi të martën, ditën e tersit
Mësohet se takimi i ardhshëm mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksander Vucic do të jetë të martën e dates 2 maj, në Bruksel.
Sipas burimeve, ne diten e tersit do të jete hera e pare qe aty do të flitet per asociacionin
Pas marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, do të takohen për të diskutuar rreth zbatimit të mollës së sherrit me emrin Zajednica
Më 4 prill ka pasur një takim të nivelit të dialogut teknik mes zëvendëskryeministrit kosovar, Besnik Bislimi dhe zyrtarit serb, Petar Petkoviq.
Bislimi ka thënë se në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë, pra në atë mes Kurtit dhe Vuçiqit, do të prezantohet një draft i statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilin e ka hartuar I ashtuquajtur Ekipi Menaxhues, që udhëhiqet nga deputetja serbe, Danijela Vujiçiq.