Connect with us

Politike

Kush e ka parë trenin bullgar/ Këlliçi kërkon zgjidhje: SPAK ka probleme nga miopia

Këlliçi: Për videot e PD, duhet të ketë një vendimarrje finale. Ose gënjejmë ne ose janë reale

Deputeti i PD, Belind Këlliçi u shpreh se duhet të ketë një vendimarrje finale për denoncimet e PD në zgjedhjet e 11 majit, përsa i përket videove që selia blu ka publikuar ku pretendon se zgjedhjet e 11 majit janë manipuluar.
Këlliçi theksoi se ‘për herë të parë kemi patur një task forcë të ngritur nga SPAK dhe ka qenë një dështim spektakolar, pasi nuk ka asnjë bilanc, asnjë dosje apo rast hetimor të iniciuar’.
Këlliçi: Gjatë këtyre 4 muajve ne kemi publikuar me mijëra faqe dokumente, video, audio, procesverbale të deformimit të procesit të 11 majit. Për herë të parë kemi patur një task forcë të ngritur nga SPAK që ka qenë një dështim spektakolar i SPAK ku nuk ka asnjë bilanc, asnjë dosje apo rast hetimor të iniciuar. Unë personalisht marr përgjegjësinë personale që çdo video që është publikuar nga selia e PD në raport me kamerat që kanë mbikëqyrur procesin e votimit në 11 maj, ose të hidhen poshtë nga SPAK pra ato videot që ne i kemi bërë publike pra të thuhet që PD gënjen, mashtron i ka montuar këto video dhe nuk janë të vërteta pamjet ku qytetarët që votojnë dy herë, ku një komisioner merr të dyja vulat i fut në xhep, ku nxirret fleta e trenit bullgar të famshëm.
Për të gjitha këto video ne duhet të kemi një vendimarrje finale, ose këto janë mashtrime dhe trillime të PD dhe duhet të mbajmë ne përgjegjësi ose këto janë video reale autentike që kanë deformuar vullnetin e qytetarëve dhe që dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Advertisement