Kosova
Kush e ndali Vuçiçin të shpallë okupimin e Kosovës dhe vrima e hapur në ujë
Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, mund të mbajë konferenca për shtyp ose të caktojë seanca të posaçme të Kuvendit Kombëtar, por shpallja e okupimit të Kosovës do ishte shumë e rrezikshme për të. Ai nuk është dikush që udhëheq një politikë sovrane dhe nuk është dikush që ka pushtet dhe liri vendimmarrjeje” – ka thënë avokati Ivan Niniç per median serbe Danas.
Sipas tij kjo do ishte nje demagogji e pastër sepse me një vendim të tillë ai në mënyrë të njëanshme do shkelte Marrëveshjen e Uashingtonit, Planin Franko-Gjerman, Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit dhe këtë nuk pati guximin ta bëjë.
“Vuçiq kishte katër marrëveshje që thjesht do t’i prishte dhe anulonte dhe nuk pati guxim t’i bëjë. Kjo do të vuloste karrierën e tij politike në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ai mund të përpilojë pamflete për të mashtruar votuesit e tij dhe për të keqpërdorur e tregtuar mbi emocionet e serbëve në veri të Kosovës, ai mund t’i trajtoje ata në parlament me rezoluta ose deklarata si veprim i vetëm për përdorim publik vendas, por çdo vendim që ai do merrte nuk do të prodhonte efekt juridik në të drejtën ndërkombëtare – theksoi avokati dhe shtoi se me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, shteti, qeveria dhe ai si president janë pajtuar që të zbatojnë një politikë të caktuar, përkatësisht politikën e shpronësimit të institucioneve serbe, politikën e shkeljes së Kushtetutës dhe politikën e njohjes rrëshqitëse të pavarësisë së Kosovës.
Sipas fjalëve të tij, Vuçic mund ta kishte bërë okupimin në vitin 2013 pas ardhjes në pushtet, në vend që të bënte lëvizje që çimentuan pavarësinë e Kosovës dhe minuan shtetësinë serbe në Kosovë, veçanërisht në veri.
“Miqtë e tij ndërkombëtarë, partnerët apo aleatët, siç i quan ai, do të tronditeshin nga vendime të tilla. Dhe nuk e di se si do të komunikonte me ta. Prandaj mendoj se do ishte një vendim i pakuptimtë, dhe gjithçka tjetër është manipulim klasik, spin dhe strategji komunikimi me votuesit e tij” – potencoi përfundon Ninic.