Kreu i PS, Edi Rama ka ripërsëritur në fjalën e tij gjatë mitingut përmbyllës në Korçë se PS është forca politike që i dha drejtësisë “shpatën” për të goditur majtas e djathtas.

Duke iu përgjigjur akuzave se gjysma e qeverisë socialiste është në burg, Rama tha se  pa një forcë udhëheqëse që është e gatshme të marrë të gjitha kostot sepse nuk jemi këtu  për pushtetin sot por për shtetin evropian të fëmijëve tanë nesër, nuk bëhesh kurrë i denjë për të hyrë te shtëpia e madhe e pasur atje.

Edi Rama: Dikur shpatën e drejtësisë e mbanin te zyra. Ne jemi të parët në histori që dorëzuam shpatën dhe e lamë të lirë drejtësinë, sepse pa një drejtësi që është e lirë të godasë majtas e djathtas, dhe pa një forcë udhëheqëse që është e gatshme të marrë të gjitha kostot sepse nuk jemi këtu  për pushtetin sot por për shtetin evropian të fëmijëve tanë nesër, nuk bëhesh kurrë i denjë për të hyrë te shtëpia e madhe e pasur atje.

Dhe vijnë këta që thonë që këta s’dinë aritmetikë, e thonë si mund të votohen këta që kanë gjysmën e qeverisë në burg. Këta sdinë se ne kemi patur 60 e kusur ministra dhe nuk janë sa gishtat e dorës ata që kanë probleme me drejtësinë. Kush e solli këtë realitet të ri stamo dumua apo noc rroku. E solli PS.