Pinknews
Kush eliminohet të martën? Të nominuarit, Olta, Armaldo dhe Kristi u përgjigjen banorëve
Një tjetër konferencë për shtyp u zhvillua mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother. Tre të eliminuarit Armaldo, Olta dhe Kristi u vëndosën përballë banorëve dhe iu përgjigjën disa prej pyetjeve që ata kishin.
Ishte Sabiani ai i cili nisi i pari më pyetjet. Ai e pyeti Kristin se nëse del ai të martën, çfarë do i ngelte peng nga kjo eksperiencë.
Kristi u shpreh se do t’i vinte keq për kohën e shpenzuar brenda në shtëpi, për energjinë dhe për të gjitha sakrificat që ka bërë deri më tani.
Dhe e dyta shtoi ai, do i vinte keq nëse do ndërpriste marrëdhënien që krijoi me Keisin.
Kiara ia drejtoi pyetjen e saj Armaldos. Ajo e pyeti atë, se çfarë do kishte dashur të ndryshonte nëse do e kthente kohën pas.
Armaldo tha se nëse do kthej pas, do ishte më i tërhequr dhe nuk do përfshihej në disa situata.
Olta nga ana tjetër, u shpreh se ky është nominimi më i fortë që ka ndodhur që nga nisja e Big Brother. Ajo tha se Kristi është më i rrezikuari, pasi është i varur nga situata që është krijuar në shtëpi, referuar lidhjes me Keisin dhe hyrjes së Sabianit.
E pyetur nga Fotinia se cili prej të dyve do donte Olta të qëndronte në shtëpi, ajo zgjodhi Armaldon, pasi sipas saj, i ka dhënë më shumë shtëpisë sesa Kristi.
Armaldo e mbylli fjalën e tij në një orë konferencë, duke thënë se ndihet krenar për çdo banor që i ka qëndruar pranë në momentet më të vështira dhe se ndihet krenar për kontributin që ai dha për lidhjen e Kiarës me Luizin.
Ai shtoi se sa më shumë çifte dhe bashkime të ketë në shtëpi, aq më mirë është për të gjithë.
Ndiqni konferencën e plotë, ku nuk munguan pyetjet pikante!