Kronike
Kush është 30-vjeçari që vrau për një orë Rolex
Policia e Shtetit ka arritur të konfirmojë dhe provojë se 16-vjeçari Mariglen Gjonaj, i zhdukur në mënyrë misterioze në vitin 2015 është vrarë. Autori i dyshuar është Kristjan Cenaj, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin
…
LEZHË- Vetëm pak muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në Fushë-Kuqe të Kurbinit, dhe 7 vite që nga zhdukja e tij, policia e Lezhës ka zbardhur vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonajt. Kristian Cenaj, 30-vjeç është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së adoleshentit 7 vite më parë. 30-vjeçari më 18 maj të vitit 2015, dyshohet se ka vrarë Mariglen Gjonajn, për ta vjedhur, pasi i ka marrë një orë dore të markës Rolex si dhe varësen e floririt, që i mituri kishte pasur me vete ditën e që ngjarjes kur edhe është zhdukur.
Mariglen Gjonaj u zhduk në rrethana misterioze, 7 vite më parë më datë 18 maj 2015, ndërsa xhaxhai i tij bëri kallëzim në prokurori një ditë më vonë se kishte humbur çdo kontakt me nipin e tij.Prindërit shpreheshin se ai atë ditë i mituri ka pasur në dorë orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekëve të vjetra.
Lidhur me kallëzimin, prokuroria e Lezhës regjistroi procedimin për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja e peng e personit” dhe më pas ja transferoi dosjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. 2 vite më parë prokuroria e Krimeve të Rënda pezulloi hetimet, kjo pasi nuk ishte bërë e mundur identifikimi i autorit të ngjarjes dhe dosja i kaloi sërish strukturave të hetimit në Lezhë.
Por pas gjetjes së eshtrave dhe mbetjeve kockore në prill të këtij viti në në afërsi të Hidrovorit, në fshatin Adriatik, dhe që u zbulua se u se i përkisnin Mariglen Gjonajt, prokuroria e Lezhës rifilloi hetimet.
Në zbardhjen e ngjarjes duke u përdorur metodat speciale të hetimit si dhe nëpërmejet marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, është bërë i mundur identifikimi i autorit, i cili është Kristian Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin. Policia ka bërë të mundur ndalimin e 30-vjeçarit për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”.