Kronike
Kush është autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq? I mituri shoqërohet nga spitali në komisariat

Ky është momenti kur Enedio Guri, autori i vrasjes se 14-vjeçarit, Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit ka dalë nga spitali i shoqëruar nga policia.
Autori, i cili ka pësuar dëmtime të lehta gjatë përplasjes, është shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa do vijohet me marrrjen në pyetje nga autoritetet.
Ngjarja tragjike ndodhi ditën e sotme në ambientet e jashtme të një lokali, ku viktima dhe autori kishin shkuar për të sqaruar një konflikt të mëparshëm mes tyre.
Debati i tyre përfundoi me përplasje fizike, ku viktima humbi jetën nga goditjet me thikë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
…
Paraprakisht informohet se gjatë sherrit të miturit janë përleshur mes tyre, ku njëri ka përdorur thikën, teksa kanë marrë të dy plagë. Rrethanat dhe dinamika mbeten ende të panjohura dhe po hetohen. Por dyshohet se 14-vjeçarët kanë pasur sherr të mëparshëm mes tyre dhe janë ulur në lokal për t’u sqaruar. Në vend të sqarimit përfunduan në përleshje fizike, ku u përdor fatalisht edhe arma e ftohtë.
Autori mbeti i plagosur, por jo me mjet prerës dhe po merret në pyetje nga policia. Ai dyshohet të ketë shkuar i armatosur me thikë në lokal dhe pas mjekimit në spital është arrestuar.
Gjithashtu janë shoqëruar edhe disa persona që kanë dijeni për ngjarjen apo të dyshuar, rreth krimit të ndodhur. Janë sekuestruar edhe telefonat e të miturve për të zbardhur shkakun e mundshëm. Paralelisht po kryhen edhe veprimet mjeko-ligjore për autopsinë e trupit të viktimës në morgun e spitalit të Korçës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shumë forca policie, që kanë rrethuar skenën e krimit me shirita dhe kanë kryer veprime hetimore. Të pranishëm edhe ekspertë nga Policia Shkencore, për të gjetur gjurmë biologjike dhe prova, ndërsa është kërkuar rreth e qark verandës së lokalit, në tavolina, pemë dekorative dhe tokë për sende materiale, apo dhe armët e krimit.

