Aktualitet
Kush është Baki Huqi? 11 vite më parë akuzohej për vrasje, mbrëmje e ‘kapi’ SPAK-u
Baki Huqi është një nga 10 të arrestuarit e SPAK, si një nga personat e përfshirë në 2 laboratorët e kokainës që u zbuluan në Qerekë dhe në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”. 57-vjeçari rezulton një emër i njohur për Policinë Shqiptare pasi 11 vjet më parë është arrestuar për vrasjen e 28-vjeçarit Festim Lemja. Sipas të dhënave të atëherëshme, vrasja kishte ndodhur pasi një sherri banal mes dy grupeve të rinjsh.
Disa ditë pas ngjarjes, në 11 shtator, Policia vendosi në pranga Alfred Gjokën, 31 vjeç, banues në fshatin Manëz dhe Baki Huqin, asokohe 43 vjeç. Për këtë të fundit, Policia bënte me dije se ishte i dënuar edhe më parë, por nuk jepte detaje se për cilën shkelje ishte vendosur në pranga. Në kërkim kishin shpallur edhe Erian Muharremin.
Tashmë, 11 vjet më vonë, duket se Huqi ka fituar lirinë dhe është futur në “botën” e trafikut të drogës. Por që mbrëmë ka përfunduar sërish në prangat e SPAK-ut, tashmë me akuza të tjera.