Connect with us

Aktualitet

Kush është kreu i ri i SPAK, dosjet e bujshme të Altin Dumanit

Altin Dumani është zgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) me 5 vota, duke zëvendësuar në këtë post Arben Krajën, mandati i të cilit përfundoi. Dumani la pas Edvin Kondilin që mori 4 vota dhe Adnan Xholi, vetëm 1 votë.

Dumani ka qenë prokurori i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Altin Dumani ka lindur në Shupenzë të Dibrës, është 47 vjeç dhe karrierën e ka nisur në Sarandë ku shkeli për hetë të parë si prokurorr në vitin 1999. Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000. Dumani ishte prokurori që u njoh me qëndrimin e ‘akullt’ që mbajti ndaj gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Altin Dumani është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda. Ai udhëhoqi operacionin që çoi në pranga 13 persona ditën e sotme mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujes Enkelejda Hoxha, e cila lironte ‘të fortët’ nga qelia. Gjithashtu, Dumani ka në dorë një prej dosjeve më voluminoze dhe të bujshme, si ajo e operacionit të koduar “Golden Bullet” (Plumbi i artë) pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, të cilët u bënë të penduar të drejtësisë.

Në intervistën e dhënë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Dumani tha se fokusin e ka të luftojë krimin e organizuar.

“Lufta ndaj krimit është më prioritare se komoditeti zyrës,”- tha Dumani.

Dumani ka premtuar se në të gjitha çështjet që ka gjykuar nuk ka pasur asnjë rëndësi emri i personit që ka marrë në dorë. Në intervistimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Altin Dumani foli edhe për çështjet e vështira që ka pasur vetë, ose me bashkëpunëtorët e tij. Ai tha se nëse merr drejtimin e SPAK, të gjitha dyshimet që do të ketë për paligjshmëri do i dërgojë në ILD për hetime të mëtejshme.

Altin Dumani tha se në 23 vite karrierë ka bërë një punë të mirë duke ngritur dhe një bazë pune, por shtoi se ai është i pari që kritikon veten dhe punën e kolegëve të tij.

“Është e vërtetë që kam shumë dosje në hetim. E kam shprehur dhe janë dosje që kanë impakt në opinionin publik. Do vazhdoj ti ndjek vetë. E kam bërë si zv.drejtues. Nuk ka qenë e thjeshtë, kam dalë nga shtëpia në 7.15 dhe jam kthyer pas 7 të darkës. E shtuna nuk ka qenë ditë pushimi, të dielën punoj part-time. E thashë këtë sepse do vazhdoj të angazhohem, jam prokuror dhe do vazhdoj të mbetem derisa të dal në pension, për më tepër që unë e shoh si mision, jo si një vend pune. Për pyetjen e dytë, sa i takon çështjeve për krimin e organizuar, jam në dijeni se kam një dorë vetë atje, jam si pikë kontakti, kur vjen informacionoi për çështje të rëndësishme. Çfarë mund të bëj unë për çështje të rëndësishme? Nëse mund t’i ndihmoj për çështje, po vij unë, nëse duan prokurorë të tjerë patjetër. Unë nuk ngurroj, lëviz nga mëngjesi në darkë. Për më tepër për çështje të ndjeshme. Patjetër që në çdo rast do i shfrytëzoj instrumentat. Për të pastur sukses duhet frymë dhe punë në grup. Dua një grup prokurorësh të mos hezitojnë për ndjekje penale. Pas takimeve për hetuesit më ndodh që ma thonë një informacion me siklet, e unë u them këtë; emri nuk ka rëndësi, prova!,”-tha Altin Dumani.

Pjesë nga intervista:

Altin Dumani: Unë besoj se suksesi varet nga puna në grup, atonomia e organeve të gjyqësorit dhe integriteti i institucionit. Të flasësh për veten është pak e vështirë, për mua si prokuror, ne jemi mësuar që të flasim për diçka tjetër. Ne jemi pak të kursyer kur flasim për veten, por të gjithë ata që nuk kanë informacionin e plotë për mua kam nisur që të punoj në vitin 1999, kam angazhim 23 vjet. E kam nisur në Sarandë. Nga atje kam shkuar në Tropojë, më tej në Tiranë. Nga qershori i vitit 2007, mu besua drejtimi i agjencisë së përbashkët hetimore. Kam punuar në Apelin e Tiranës për çështjet e korrupsionit dhe të hetimit të parave. U zgjodhja një nga anëtarët e SPAK, për më tej pastaj u bë 3 vjet që jam anëtar i kësaj prokurorie të Posaçme, është mision i vështirë dhe unë këtë frymë kam parë.

Kam marrë një ngarkesë të plotë në hetim dhe në gjykim, por edhe më shumë se prokurorët e tjerë. Kam ushtruar ndjekjen penale edhe pse nuk i përkas seksionit për korrupsionin. Nuk mund të lë pa përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar. Edhe me agjensitë angleze, franceze, zvicerane, se me italianet janë bërë të zakonshme hetimet. E gjitha ka krijuar një pamje të qartë për të pasur një luftë ndaj krimit të organizuar. është lufta në të gjithë territorin gjeografik. Për të ardhur më tej, kjo është…edhe vetë personalisht iu kam sjellë dokumentacionin e bollshëm. Kemi 3 vjet nga funksionimi, edhe sot nuk ka rregullore. Ka një draft të përgatitur në vitin 2019, por duhet ta kemi funksional sa më shpejt. Më është dhënë mundësia që të drejtoj kur zoti Kraja ka qenë jashtë vendit. Unë vlerësoj se edhe kjo duhet që të bëhet.

Cilën vlerësoni si pikën tuaj më të fortë? është hera e dytë që vinin para nesh për të garuar para nesh, pse sërish dhe çfarë ofroni në këtë moment. Thatë se do krijoni një frymë, ç’kuptoni me këtë?

Altin Dumani: Në atë kohë, asaj prokurorie i është dashur që të përballet me krimin e organizuar, se atë objekt pune kishte. Ishte një punë që të ngjallte dhe sodisfaksion. Për të ardhur tek SPAK, janë kolegë të nderuar dhe të motivuar nga pikëpamja profesionale shumë të mirë, sa i përket mjeteve dhe metodave të hetimit. Nëse krimet e rënda kishin vetëm krimet e rënda, ne kemi dhe korrupsionin. Kërkojnë metodologji hetimi të ndryshme, pak më i vështirë është hetimi me natyrë korruptive sepse krimi kryehet nga persona që janë njohur për ligjin. Pyetja e parë është e lidhur me të dytën, si e vlerësoj punën e SPAK? Na është dashur që të punojmë pa zyra, me efektivë të mangët, pa BKH. Ajo që them unë, është kjo, 3 vitet e punës në SPAK kanë krijuar një bazë të mirë. E them këtë me fakte, ka penalizuar zyrtarë të nivelit të lartë, gjyqtarë apo prokurorë dhe anëtarë të grupeve kriminale. Kjo prokurori ka dhënë prova të qarta se mund ta bëjmë ndryshimin, sa është masa hajde ta vlerësojmë, por i ka dhënë shenjat. Pavarësisht nivelit të zyrtarit që kemi përballë. është në gjendje që ta bëjë ndryshimin, pritshmëria është e madhe, është mision dhe nëse doni një njeri më të pakënaqur për punën time dhe SPAK jam unë, se kam në mendjen timë shumë gjëra të tjera. Kemi dhe eksperiencë tani se mjafton për t’u maturuar. Kemi një bazë të mirë. Hera e dytë që konkurroj, është hera e dytë. Pavarësisht rezultatit që pata shifrat që përmenda tregojnë se nuk u dekurajova. Sot jam akoma dhe më shumë i motivuar. Më kanë nxitur prokurorët dhe hetuesit që punoj, por jo ekskluzivisht por edhe të prokurorive të tjera. Më kanë nxitur dhe më kanë inkurajuar që të bëhem pjesë e garës. Unë nuk jam vetëm dhe thjesht që kujdesem vetëm për hetimin, i trajtoj si shokë si miq, kërkoj llogari pastaj. Patjetër. Kjo krijon frymën e grupit.

Pyetje: Ne kemi problem që tek shpresa të kemi kontaktin, çfarë elemeni shikon tek vetja jote ku pas 3 vjetësh do jesh krenar dhe do dalësh para shqiptarëve për të dhënë unë e preka këtë shpresë…

Altin Dumani: Unë e thashë që është e vështirë të flasësh për veten, por kudo që kam punuar 23 vjet në çdo detyrë që më është dhënë kam treguar angazhim maksimal për të hetuar për të provuar akuzën, kam treguar një qëndrueshmëri edhe pse…Garancia ime, nëse do më jepet mundësia që të jem drejtues është pikërisht kjo që unë kam ndërtuar deri më tani si prokuror, jam përpjekur për të dhënë modest, i pacënueshëm nga asnjëlloj vesi, me një përkushtim maksimal dhe i aftë për të ndërtuar një kolektiv për të injektuar frymën e grupit. E kam bërë kudo që më është dhënë mundësia, por falë edhe punës së asaj njësie “Transparence International” ka bërë rënditjen më të madhe ndër vite. Unë kisha pjesën time patjetër, ndihmojmë njëri-tjetrin. Kjo është garancia që unë jap.

Pyetje: Thatë që nuk ka rëndësi emri, por provat. Ma thuaj më përqindje objektive duke ditur pikat e dobëta të institucionit që pretendoni të drejtoni. Thatë edhe që qytetarët të kenë besim, marrëdhëniet me ILD- thatë që kjo marrëdhënie duhet që të jetë jo mbi bazën e një akti formal, por kur KLP njihet me dështimet që ky Këshill ta ketë në vëmendje për dështimet nevojat dhe prioritetet…

Altin Dumani: 0%, ka rëndësi emri. Për mua nuk ka rëndësi fare dhe për këtë kemi plot kolegë dhe hetues që janë dëshmitarë. Në zyrën time ka pasur një rast kur një hetues po relatonte, shprehimisht ka qenë kjo; unë pres që t’i nesër të më arrestosh në zyrë nëse më del dhe mua emri aty. Kjo është marrëveshja që kam bërë që në ditën e parë. E kam pasion dhe e dua këtë punë. Kudo kam bërë më të mirën. Ka mundësi për përmirësim. Sa i takon ndryshimit, nuk kam pasur rol mes Këshillit dhe SPAK. Kam ndjerë që keni qenë përkrahës për SPAK. Unë kam shtuar se KLP do vihet në dijeni edhe me problematikat se jo çdo gjë shkon vaj.

Pyetje: Merakun tim kam si mendoni që ta përballoni si informacion, keni bërë një përllogaritje që nga volumi i punës së tyre që do të merrem pjesë e saj që t’i trajtojnë persona të tjera. Gjithmonë përfaqësimi në gjyq. Shoh që ka rrjedhje të të dhënave nga SPAK dhe duhet të ishin konfidente në atë moment të hetimit. Ka edhe kosto shteti, ka edhe kosto mbarëvajtja. Gjeni një mekanizëm për procesin

Altin Dumani: E shoh si oportunitet, se shkon i njëjti prokuror, por për çështje problematike kam vajtur edhe unë, ma kanë kërkuar kolegët. Për të mos u dërguar çështja në personale…se ma kanë thënë edhe në sallë të gjyqit, ore nuk ka ndonjë prokuror tjetër po prapë ti…

Çfarë mendoni se do të bëni ndryshe nga kandidatët e tjerë, se janë njëri më i mirë se tjetri?

Altin Dumani: Bilanci është me çështje se të gjithë të kualifikuar jemi të tre. Bashkë ishim duke pirë kafe, se edhe vëllezërit nuk janë njësoj, jo më dy kolegë…Ne kemi një mekanizëm kontrollues, është gjykata. A mund të bëjë gjë drejtuesi, në vlerësimin tim asgjë nuk duhet që të firmosë prokurori i çështjes. Kam qenë drejtuesi i caktuar kur nuk ka qenë Kraja, e në ato raste as nuk e shoh fare. Se është akt që ka të bëjë me Gjykatën, çështjen e ka prokurori i çështjes. Ajo që të garantoj unë është kjo, do jem i ndjeshëm nëse do shoh paligjshmëri. E thashë fjalën time, autonomi, por edhe dhënie llogarie. Në çdo rast që konstatoj unë si drejtues këtë kam, vënien në dijeni të ILD. Le ta shohin ata pastaj. Këtë e jap garanci, e bëj. Jam shumë i motivuar për ta bërë. Edhe sa i takon pronave, janë mekanizma që i kontrollon gjykata. Ka ndryshime dhe ankues për mënyrën sesi është proceduar sepse është zot prokurori. Unë do vlerësoj çdo ankesë.

Kur flet Gjykata dhe GJKKO duhet mbajtur përgjegjësi?

Altin Dumani: Në momentin që Gjykata hedh poshtë akuzat, përgjegjësia bie mbi prokurorin, unë nuk di fatin e atij kallëzimit. Mund ta plotësoj përgjigjen. Këto janë i takon vendimmarrjen e Gjykatës, ne do vlerësohemi për punën tonë nga Këshilli. Unë vë në dijeni patjetër të gjithë institucionet. Por nëse kërkohen masa nuk marr dot se nuk ma lejon ligji.

Aktualitet

Anila Hoxha rrëfen prapaskenat e intervistës me trafikantin: Dy rastet kur shefat e policisë dhe efektivi i RENEA-s vodhën drogën

50 urdhër-arrestet ndaj personazheve të njohur të botës së krimit të lëshuara nga SPAK në megaoperacionin e fundit duke goditur 7 grupe kriminale, kanë zbardhur ngjarje kriminale të rënda, ku janë përfshirë edhe një ish deputet dhe 4 zyrtarë policorë.

Nisur nga ky operacion i SPAK, gazetarja e kronikës Anila Hoxha përmes një postimi në facebook ka dhënë rrëfyer prapaskenat e një interviste që ajo ka zhvilluar me një personazh të këtij rrjeti vite më parë.

Ai i ka treguar sesi funksiononte shpërndarja e drogës me përfshirjen e policisë, madje përmend dhe një rast kur droga vidhet dhe raportohet e bllokuar një sasi shumë e vogël.

“Mbasi studiova dosjen e radhës me vrasës hakmarrës, trafikante, ish deputete , dhe shefa policie , kthej kokën pas tek raportimet e mia. Jo shume larg në kohë në emisionin Exclusive investigova rrjetet e shpërndarjes së drogës në Shqipëri. Për personazhin u kujdesa që edhe gjatë intervistës bruto (në rast së nisnin hetimet për ta identifikuar pra për të mos e vrare kush) e filmova me një kapuç ngjyrë mavi.

Ai sa kishte dale nga burgu dhe duke me rrëfyer se si funksiononte shpërndarja e kokainës mes te tjerash tha “shefat e policisë e vodhën drogën dhe raportuan një ngarkesë minimale të bllokuar”. Prita hetim ndaj ndonjë shefi atëherë, por përkundrazi shefat e zellshëm bënë reprezalje dhe investigim të thelluar për të zbuluar se cilët ishin “armiqtë”, shkruan ajo.

Gazetarja sjell në vëmendje dhe një tjetër rast ku i përfshirë sipas saj ka qenë një oficer i RENEA-s. Teksa shpreh shqetësimin se policia mbante sekrete për gazetarët e  informonte anëtarët e krimit, gazetarja thotë se ka shumë të tjerë që nuk duhet të mbajnë uniformën e shtetit.

“Më vonë kokaine u vodh dhe në periferi te Tiranës. U tha se nder te dyshuarit ishte edhe një oficer i RENEA-s. Disa e ekspozuan si biznesmen. Gjate 2018 – 2019 – 2020 …Policia e prokuroria?  Mbanin sekret nga gazetaret, por u jepnin informacion në kohë rekord krimineleve, për targat, ke shoqërojnë, a ka gjurme nga hedhja ne ere e nje shtetasit per te cilin shprehen “do ta dërgojme ne fluturim”, e te tjera.

Ka shume te tjerë, qe nuk duhet ta mbajne nje minute uniformen e shenjte te policit.  Apo të pretendojnë se janë prokurorë, gjasme biznemenë, gjasme punonjës institucionesh. Vetëm kjo e kthen besim ne ligj dhe ne shtet”, shkruan më tej gazetarja Hoxha.

Nga 50 urdhër-arreste, janë arrestuar 20 persona, nga të cilët 14 në Shqipëri dhe 6 në vende të ndryshme të Europës. 30 të tjerë janë në kërkim. Në 50 banesat e bosëve të krimit janë gjetur miliona euro, flori, armë etj.

Continue Reading

Aktualitet

Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiaken e Patosit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin për gjykim të të pandehurve:

1.     Rajmonda Balilaj (në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë ish Kryetare e Bashkisë Patos);

2.     Anisa Petani (në kohën e kryerjes së veprës penale, më detyrë Nënkryetare e Bashkisë Patos dhe anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave);

3.     Shkëlqim Beqiraj, (në kohën e kryerjes së veprës penale, më detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave)

4.     Enirjada Rizaj (në kohën e kryerjes së veprës penale, më detyrë anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave);

Të katërt, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (përpara ndryshimeve me ligjin Nr.43/2021), e 25, i Kodit Penal, e kryer dy herë, në procedurat e prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër REF-89301-03-08-2021, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos dhe procedurën e prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër reference REF-86952-02-12-2021, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos;

5.   Vangjel Nushi (në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal.

6.     Arben Manoku (në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë Inxhinier Projektues në zyrën e projekteve pranë Bashkisë Patos), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal.

7.    Boreta Murati (në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë Specialiste në Drejtorinë e Urbanistikës Bashkia Patos), akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Faktet penale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë të bëjnë me dy procedura prokurimi të organizuara në vitin 2021, nga Bashkia Patos si Autoritet Kontraktor dhe më konkretisht:

I. Hetimi i procedurës së prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër REF-89301-03-08-2021, me Autoritet Kontraktor-Bashkia Patos me fond limit 6,758,853.92 lekë.

E pandehura Rajmonda Balilaj, (ish kryetarja e Bashkisë Patos) dhe anëtarët e KVO-së, të pandehurit Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, në bashkëpunim mes tyre, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258, (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 ) e 25, i Kodit Penal, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin dhe shpallur fitues operatorin ekonomik “Genti 001”, në procedurën e prokurimit “Ndërtim emergjent i murit mbajtës me gabiona dhe gurë në Dukas-Breg, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër REF-89301-03-08-2021. Nga dokumentacioni i dorëzuar nga ofertuesit e parë, kjo në raport me kriteret e vendosura në Dokumentet Standarte të Tenderit , duhej të ishte shpallur fitues operatori ekonomik “2…”, i cili përveçse përmbushte kushtet, kishte dhe ofertë në vlerën 1,5 milion lekë më të vogël se operatori “Genti 001”.

E pandehura Rajmonda Balilaj, ka ndërmarrë një sërë hapash nëpërmjet punonjësve të Bashkisë, për të legjitimuar anulimin e procedurës së tenderimit, pikërisht për të mos u shpallur fitues operatori “2…..”, gjë që do të nxirrte zbuluar punimet e kryera nga operatori i paracaktuar për të fituar garën. Nga hetimi u provua se, e pandehura ka paracaktuar fituesin e këtij tenderi, pikërisht operatorin “Genti 001”, i cili është shpallur fitues (që nga viti 2019, kur ky subjekt është regjistruar për herë të parë në QKB, deri në vitin 2022, pra për tre vjet), në 32 procedura të organizuara nga Bashkia Patos.

– Kurse anëtarët e grupit të punës të ngarkuar nga ish Kryetarja e Bashkisë, me anë të urdhrit Nr.27, datë 08.04.2021, të pandehurit Vangjel Nushi, Boreta Murati dhe Arben Manoku, kanë përgatitur raportin teknik inspektimi Nr.997/2 Prot., datë 08.04.2021, ku kanë dalë në mënyrë unanime, në konkluzionin si më poshtë: “Pavarësisht se nuk është mbajtur dokumentacioni i nevojshëm për ndërtimin e mureve mbajtëse, muret mbajtëse të ndërtuara kanë shërbyer për pengimin e avancimit të shkarjes së dheut. Grupi i punës është i mendimit që kthimi i terrenit në gjendjen e mëparshme do të sillte pasoja dhe ngjarje të papritura në këtë shkarje dhe nuk do të rekomandonte bërjen e këtyre punimeve. Kostoja e kthimit në gjendjen e mëparshme dhe ribërja e të njëjtave punime do të ishte e rrezikshme. Për pjesën e paasfaltuar të rrugës dhe të kanalit në anën e sipërme grupi i punës rekomandon një periudhe monitorimi të situatës në vend për të parë rezultatet e qëndrueshmërisë së ndërtimit të këtyre mureve mbajtëse. Rekomandojmë edhe monitorimin e prurjeve të ujërave nëntokësore dhe hartimin e një projekti për largimin e tyre nga ky plan shkarjeje”.

Këta të pandehur, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal, pasi kanë paraqitur rrethana të rreme në këto konkluzione të cilat rrëzohen nga akti i ekspertimit të kryer nga Prokuroria e Posaçme dhe po ashtu nga deklarimet e shtetasit e I. D.

II. Hetimi i procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër  reference REF-86952-02-12-2021, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, në vlerën 8,634,380.435 (tetë milion e gjashtëqindetridhjetëekatër mijë e treqindetetëdhjetë pikë katërqindetridhjetepesë ) lekë.

Nga analizimi i provave ka rezultuar se, e pandehura Rajmonda Balilaj,  në bashkëpunim me anëtarët e KVO -së, të pandehurit Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 ) e 25, i Kodit Penal, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin dhe shpallur fitues operatorin ekonomik “Genti 001”, në procedurën “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me numër reference REF-86952-02-12-2021, dhe praktika e ndjekjes së punimeve dhe praktika e marrjes në dorëzim të objektit.

Në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, e pandehura Rajmonda Balilaj, ka paracaktuar fituesin, i cili është i njëjti operator “Genti 001”, duke dalë në “Apollon TV” dhe informuar fillimin e punimeve për këtë rrugë, në datën 06.02.2021, në një kohë kur shpallja e fituesit “Genti 001”, është bërë në datën 15.02.2021, dhe lidhja e kontratës me autoritetin kontraktor është bërë në datën 16.02.2021.

E pandehura Rajmonda Balilaj, ka bashkëpunuar me anëtarët e KVO-së të caktuar prej saj në urdhërin përkatës, të pandehurit Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj dhe Enirjada Rizaj, pasi ajo nuk kishte nga ta dinte se ky operator do të kualifikohej si fitues edhe pse ishte i vetmi garues në garë.

Në këtë mënyrë nga tërësia e elementëve objektive dalin edhe ato subjektive, pra bashkëpunimi i saj me anëtarët e KVO-së, pasi edhe këta të fundit kanë shpallur fitues operatorin “Genti 001”, edhe pse nga hetimi ka rezultuar se ky operator nuk i plotësonte të gjitha kriteret dhe dokumentacionin sipas DST dhe duhej skualifikuar.

 

Continue Reading

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING