Connect with us

Kosova

Kush është prokurorja serbe që do të hetojë vrasjen e Liridona Ademajt

Njëri ndër rastet më tragjike në Kosovë pas luftës, vrasja e Liridona Ademajt, do të hetohet nga prokurorja serbe, Javorka Perlinçeviq.

Çështja i ka shkuar prokurores serbe, pasi në fazën fillestare u hetua nga prokurorja Besa Limani, e cila së shpejti pritet të dalë në pension.

Shorti është bërë përmes radhitjes, ku ky rast do t’i takojë prokurores serbe.

Prokurorja Perlinçeviq nuk ka pasur ndonjë rast të madh e publik në karrierën e saj. Vlen të theksohet vrasja e një personi te nënkalimi në Prishtinë. Aty një i dyshuar pas një sulmi fizik, e kishte shtyrë shkallëve viktimën, i cili nga goditjet kishte vdekur. Prokurorja serbe e kishte cilësuar veprën si “Vrasje nga pakujdesia”. I dyshuari ishte dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, shkruan “Nacionale”.

Perlinçeviq jeton në Shtërpcë, kurse provimin e Jurispodencës e kishte kaluar në Beograd. Ajo punon si prokurore që nga viti 2012.

Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shpërndarë në burgje të ndryshme.

Ndaj Plavës, kishte pasur edhe një tentim-sulm në burg gjatë javës së kaluar.

Advertisement