Kosova
KUSH ESHTE SERBI I KURTIT/ Petkoviç akuzoi Rashiçin se mbështet protestat në Serbi

Drejtori i Zyrës së Qeverisë për Kosovën ne qeverine serbe, Petar Petkoviq, ka akuzuar liderin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashic se është “serb i Albin Kurtit” sepse ai përkrah protestat në Serbi dhe se mbështetja e tij flet për karakterin e protestave.
“Teksa Nenad Rashiq, serb i Kurtit, mbështet protestat e opozitës në Serbi, kjo flet shumë për karakterin dhe qëllimin e atyre protestave, si dhe për ata që qëndrojnë pas tyre”, thuhet në deklaratë.
Zyra pretendon se “ekziston një koalicion i qartë interesash që lidh Albin Kurtin dhe sponsorët e protestave antishtetërore në Serbi” dhe se “Kurti dhe pasardhësit e tij janë të lumtur për paqëndrueshmërinë politike dhe ngadalësimin ekonomik në Serbi dhe për këtë arsye mbështesin fuqishëm protestat”.
“Të gjithë ata që marrin pjesë në protestat e organizuara nga opozita antishtetërore dhe fondacione e OJQ të huaja të njohura dhe të panjohura, le të pyesin veten pse Kurti dhe Rashiq i mbështesin me kaq entuziazëm”, thuhet në një deklaratë të Zyrës.

