Kronike
Kush është shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6 i arrestuar me urdhër të SPAK
SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste këtë të hënë për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Për këtë është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Breçani akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash, ndërsa i biri akuzohet për trafik dhe grup kriminal. Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Paraprakisht thuhet se janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.