Aktualitet
Kush është shqiptarja që po bën histori në fushën e sigurisë kibernetike në SHBA

Dredhza Braina, një talent i ri nga Kosova, është përzgjedhur në listën e ngushtë të finalisteve për çmimin prestigjioz Cybersecurity Woman of the Year 2025 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky çmim ndërkombëtar nderon gratë më të shquara në fushën e sigurisë kibernetike, duke vlerësuar kontributet e tyre të jashtëzakonshme në këtë industri kritike.
Përfshirja e Dredhzës në këtë listë të rëndësishme përfaqëson jo vetëm një arritje të jashtëzakonshme personale në një moshë kaq të re, por edhe një moment krenarie për Kosovën, duke e vendosur atë në hartën globale të inovacionit dhe teknologjisë. Vetëm pak muaj më parë, ajo prezantoi punën e saj në konferencën ndërkombëtare BSidesChicago në Illinois, ku zbuloi për herë të parë CAPICHE Detection Framework, një vegël me burim të hapur që ndihmon në detektimin e kërcënimeve në Cloud APIs, një sfidë gjithnjë e më kritike në ekosistemin e sigurisë kibernetike. Kontributi i saj në komunitetin global të cybersecurity jo vetëm që dëshmon përkushtimin ndaj inovacionit dhe sigurisë, por edhe fuqizon rolin e grave të reja në teknologji, një shembull frymëzues për brezat e ardhshëm.
“Jam thellësisht e lumtur dhe e nderuar të ndaj me ju që jam përzgjedhur në listën e ngushtë për finaliste të çmimit global Cybersecurity Woman of the Year Awards 2025! Ky moment është shumë i rëndësishëm për mua, është një vlerësim i pasionit, përkushtimit dhe qëllimit që më shtyn çdo ditë në rrugën time në fushën e sigurisë kibernetike. Një ndjesi që më motivon edhe më shumë për gjithçka që vjen më tej. Një vlerësim për dashurinë ndaj profesionit, për kuriozitetin që nuk shuhet kurrë, dhe për dëshirën e madhe për të bërë një ndryshim real. Siguria kibernetike nuk është thjesht punë për mua, është pasion, mision dhe mënyra ime për të kontribuar në një botë më të sigurtë dixhitale.

