Kronike
Kush është ‘Tigri’ që ka dhënë 500 mijë euro për fundosjen e vëllezërve Duka
I pyetur nga GJKKO se kush është personi me pseudonimin “Tigri” që shfaqet në përgjimet e aplikacionit “SKY” dhe që dyshohet se ka paguar 500 mijë euro për fundosjen e vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka, Blendi Teta u shpreh se informacione të tilla i ka mësuar duke qenë se ka 4 vite në burg për këtë çështje, duke mos zbuluar detaje më të thella. I pandehuri tjetër për vrasjen e Santiago Malkos, Ilir Selmani i cili u dënua me 28 vite burg, kishte sjellë në gjykatë një deklaratë ku theksonte se ishte i sëmurë dhe se do të jepte shpjegime në seancën e rradhës.
Lajmi ne perditesim
Blendi Teta ka dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarim të Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut dhe Dritan Agajt. Procesi është duke u zhvilluar në mungesë. Të pandehurit akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos në 27 gusht të 2019. Blendi Teta ju përgjigj pyetjeve të prokurorit dhe avokatëve të të pandehurve duke thënë se nuk e njeh fare Santiago Malkon dhe se nuk ka dijeni për vrasjen e tij.
“Nuk e njoh Santiago Malkon dhe nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e 27 gushtit 2019. Në atë kohë kam qënë në Shqipëri. Në datë 27 une kam qënë për një drekë tek lokali “La Familia” në zonën e Freskut. Në atë kohë isha menaxhen i kompanisë së llotove të Vëllezërve Duka për tiranën. Ata i kam njohur 3 vite më pas pasi ju kam shitur atyre dhe Ervis Martinajt kompaninë time të basteve sportive.
Në darkë më ka dërguar me makinë e Ervis Metanit sepse makinën time e kishte marrë shoqja ime e cila kishte shkuar në kavajë për punë personale. Në darkë me Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut, të gjithë ishim menaxher për qarke të ndryshme të lojrave të fatit. Kam shkuar tek dreka rreth orës 17:00 dhe kam qëndruar deri nga ora 19:30 ose 19:45 jam larguar. Ngaqë nuk kisha makinë i kam kërkuar Ilir Selmanit të më shoqeronte me makinën e punës që ishte skoda e bardhë dhe e përdorimin për të transportuar tavolinat e llotove. Selmani më ka shoqëru deri sa të gjeja një taksi.
Kemi kaluar tek komisariati 4 dhe më pas kam shkuar tek spitali i fëmijeve. Njëra taksi ishte e prishur dhe një shitje e kioskës më tha prit 5 minuta se vjen taksia tjetër. Thekoj që celularin e kisha të fikur. Duke qëndruar aty kam dashur të shkoj ne tualet. Aty në një lokal përbri spitalit 5 nuk kishte tualet dhe jam futur tek spitali brenda për nevojat personale. Nuk kam hyrë në spitalin e fëmijëve por tek spitali 5″, tha ai, bën me dije Report TV.
“Dua të sqaroj e nderuar gjykatë që edhe pse e dija që isha në kërkim për llotot unë lëvizja. Në datën 8 ose 9 shtator të 2019 Ervis Martinaj ka kërkuar të më takojë. Për këtë gjë ai me ka sjellë për të më takuar një nga cunat e tij me emrin Arbër. E kam takuar Martinajn po atë ditë tek ETC në një lokal në katë të dytë. Ai ishte aty me disa nga antarët e grupit të tij mes tyre edhe Erigers Mihasi. Aty Martinaj më tregoi videon time kur po prisja taksin pranë spitalit. Aty më kërcënuan dhe më kërkoi të tregoj për vëllezrit Duka.
Blendi Teta është dënuar nga GJKKO me 25 vite burg si autor i vrasjes së ish-policit Santiago Malko. Sipas SPAK, Teta kishte patur rol në mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos me qëllim që të gjendej një moment i përshtatshëm për ta qëlluar. Për vrasjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë të shpallur që prej më shumë se një viti në kërkim, më konkretisht Leonard Dukën; Erlis Dukës, Ilir Selmanin, Oltian Logën, Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Maxhakun dhe Xhoni Nicën te cilët janë ndarë në gjykim nga Teta.