Connect with us

Kosova

Kush i luan letrat/ Vjosa Osmani me krizën në xhep dhe ëndrra për mandatin e dytë si presidente

Politologu Ognjen Gogić vlerësoi se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk po përfshihet aktivisht në zgjidhjen e krizës institucionale sepse po “luan taktika” për rizgjedhje vitin e ardhshëm.

“Problemi që ka Vjosa Osmani është se fati i saj politik nuk është në duart e saj. Ajo nuk ka aq ndikim politik sa te percaktoje të rizgjidhet presidente. Këto janë orekset dhe ambiciet e saj. Ajo tani po luan taktikisht për të siguruar rizgjedhjen dhe kjo varet nga mënyra se si ‘ndahen letrat’ midis partive të tjera” – deklaroi Gogić. Duke komentuar serinë e takimeve me lideret e partive politike, Gogić kujtoi se e ka bërë këtë edhe më parë, por ka qenë e përmbajtur që nga fillimi i krizës.
“Presidentja Osmani ka qenë kryesisht e përmbajtur për këtë situatë. Në disa raste, ajo ka mbledhur krerët e partive, por këto takime kanë përfunduar pa epilog. Për shembull, ajo nuk e shfrytëzoi rastin për t’iu drejtuar vetë Gjykatës Kushtetuese dhe për të kërkuar një interpretim se si duhet të veprohet. Në vend të kësaj, ajo ka udhëtuar vazhdimisht jashtë vendit dhe ka bërë vizita diplomatike, sikur të mos kishte krizë të brendshme që duhej zgjidhur”, saktësoi Gogić, I cili gjithashtu beson se kjo krijon përshtypjen se Osmani “po luan taktika dhe po pret momentin e duhur”.

Në një situatë të tillë, theksoi politologu I njohur, Osmanit do që kriza institucionale të zgjasë sa më shumë që të jetë e mundur dhe zgjedhjet parlamentare të përsëriten në pranverën e vitit të ardhshëm, kur ajo mund të jetë edhe kandidate për deputete. – “Në një situatë të tillë, Osmani është shumë e kujdesshme dhe e rezervuar në mënyrë që të mos ofendojë askënd” – potencoi Gogiç

Vjosa në qendër të krizës politike/ Kërkim zgjidhje apo garë për një mandat të dytë?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha pas bisedimeve me krerët e partive kryesore se është e nevojshme të përfundojë konstituimi i Kuvendit sa më shpejt të jetë e mundur. Duke gjykuar nga reagimet fillestare të aktorëve kryesorë, kriza politike nuk ka përparuar përtej fillimit. Analistët pohojnë se Osmani ende nuk i ka përdorur të gjitha opsionet në dispozicion, por pyetja kryesore është se sa po ndjek ajo taktikisht një ambicie të qartë për të fituar një mandat tjetër presidencial në fillim të vitit të ardhshëm.

Profesori universitar Ardian Kastrati tha se presidentja është e papjekur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues në raste kritike.  –  “Asaj i mungon vendosmëria si aktore me vendimmarrje dhe peshë strategjike dhe ka ndikim vetëm në zgjerimin e llogarisë së saj financiare” – deklaroi Kastrati

Gjithashtu për shumicën e analistëve politikë, Osmani është vonë në përmbushjen e “rolit të SAJ kushtetues”.  –  “Ajo ka dështuar në rolin e saj kushtetues dhe tani dyshoj edhe në pushtetin e saj”, tha analisti politik Halil Matoshi.

Kur u pyet nëse një nga skenarët më realistë është përsëritja e zgjedhjeve në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale – 12 tetor, Kryeziu u shpreh skeptik dhe pohoi se opozita nuk do ta pranonte një opsion të tillë.

“Kjo nuk mund të ndodhë sepse opozita duhet të japë mendimin e saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për aq sa di unë, opozita nuk do të pranojë që zgjedhjet lokale dhe parlamentare të mbahen në të njëjtën kohë”, beson ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ekuacioni politik në Kosovë/ Pakënaqësia dhe pasojat për Vjosa Osmanin

 Bashkëpunëtori i Iniciativës Pupin, Petar Ivić, beson se duke mos zbatuar mekanizmat kushtetues në dispozicion të saj, presidentja Vjosa Osmani humbi mundësinë për të zgjidhur krizën politike në të cilën ndodhet Kosova prej muajsh.

“Nga dështimi i saj për të përdorur fuqitë e saj kushtetuese, mund të konkludojmë se ajo po vepron mjaft me kujdes. Osmani po kërkon të ngrihet mbi situatën, të jetë neutrale, por sigurisht duke mos vepruar dhe duke mos zbatuar mekanizmat e saj kushtetues, ajo ka humbur mundësinë për të zgjidhur krizën politike në kohën e duhur” – pohoi Ivić

Ai gjithashtu e sheh qëllimin e Osmanit për të fituar një mandat tjetër presidencial si një arsye të mundshme.

“Ajo nuk dëshiron të ofendojë asnjë parti politike sepse ndoshta do të kandidojë për rizgjedhje vitin e ardhshëm. Megjithatë, duke përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Osmani lirohet nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë për thirrjen e zgjedhjeve të mundshme të parakohshme parlamentare. Ajo e ka hequr përgjegjësinë dhe tani ka mundësinë ta zgjidhë këtë krizë”, theksoi Ivić.

Nga ana tjetër, shume analisti I shohin arsyet e mospërdorimit të kompetencave kushtetuese në faktin se “Vjosa Osmani është në mes te një ekuacion politik” me udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Advertisement