Connect with us

Politike

Kush janë dy deputetët e opozitës që “shpëtuan” socialistët në Kuvend

Ndonëse deputetët demokratë bënë dy orë përleshje para kuvendit jo vetëm për të futur në sallë kolegët e tyre të përjashtuar, por edhe për të për të penguar punimet e mazhorancës, kësaj të fundit “shpëtimi” i ka ardhur nga partia çame.

Deputetët e PDIU, Nusret Avdulla dhe Gëzim Ademaj i kanë shpëtuar ‘rrethimit’ dhe janë futur në sallë duke i siguruar PS-së shumicën për hapjen e seancës. Në sallë gjendeshin vetëm 69 deputetë të mazhorancës ndërkohë që kërkohet prezenca e së paku 71 prej tyre për të nisur senacën plenare.

Ky nuk është një qëndrimi i deputetëve të PDIU-së të cilët çdo 4 vjet sigurojnë vendet duke u futur në listat zgjedhore të PD-së e më pas midis dy palë votimesh, punojnë me qeverinë.

Advertisement