Connect with us

Aktualitet

Kush janë këta që i vënë zjarrin policit, Laert Vasili: Tradhti kombëtare, po djegin Shqipërinë

Polemisti Laert Vasili është shprehur i revoltuar në studion e “360 Gradë” në ABC News ndërsa ka komentuar protestën e opozitës, që u zhvillua këtë të hënë në Tiranë. Protesta u shoqërua me dhunë, përplasje, ku u raportua për të lënduar.

Në drejtim të efektivëve te policisë është hedhur gjithashtu molotov nga ana e protestuesve.

Pjesë nga intervista në studio:

Laert Vasili: Më vjen shumë turp. Ku i gjejnë…si mund të komentojmë për të plagosur. A janë shqiptarë këta? Kam humbur fjalët. Shoh një flamur shqiptar që valëvitet aty. Kundër kujt janë?

Artu Zheji: Kundër Edi Ramës

Laert Vasili: Atëherë t’i lënë posterat, të shkojnë të kapin Edin… Posterin do të djegin? Kjo është luftë me dordolecë tani… Ata policët e shkretë. Janë bij nënash… Kush janë këta që i vënë zjarrin policit? Edhe të maskuar? Profesioni i policit është profesion i shenjtë… Shih çfarë bëjnë. Po djegin Shqipërinë. Nga e nxorën këtë mosbindje civile…Këto janë maskarallëqe…Kjo është tradhti kombëtare. Këta nuk duan shtetin. Nuk duan Kombin shqiptar.  Çfarë të komentoj. Këta shajnë shqip njëri-tjetrin. Kërcënojnë shqip njëri tjetrin. Kush janë këta… Të djegin shtëpitë e tyre…”

Advertisement