Connect with us

Politike

Kush po e destabilizon njëkohësisht Shqipërinë dhe Kosovën?

Nga Kreshnik Spahiu

Një dorë e fshehtë gjithmonë i koordinon tensionet politike në Shqipëri dhe Kosovë.
Sa herë janë në pikëpyetje fati dhe e ardhmja e njërit shtet shqiptar, digjet shteti tjetër, ose kur rajoni është në udhëkryq, flaka u vihet të dyjave.

Në harkun kohor 5-ditor u planifikua shkrirja e Kuvendit të Kosovës dhe djegia e Kuvendit të Shqipërisë. Sot u shpërnda Kuvendi i Kosovës sepse Albin Kurti nuk do të rrijë në hijen e Vjosa Osmanit, ndërsa në datë 12 mars Sali Berisha do të djegë Kuvendin e Shqipërisë.

Në politikë nuk ka rastësi dhe kur ajo ndodh disa herë konsiderohet skenar i mirë menduar.

-2 korrik 1990, kur Kosova në ilegalitet shpalli Kushtetutën e saj, Shqipëria hapi ambasadat duke tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar.

-Dhjetor 1996, kur Rugova lobonte me SHBA për njohjen e Kosovës Republikë, Berisha nxirrte Adem Demaçin dhe Ismail Kadarenë të bënin thirrje që Kosova të fillonte luftë të armatosur, me qëllim që SHBA të mos merrej me pushtetin jo legjitim nga zgjedhjet e vjedhura në Shqipëri.

-Shkurt 1997, kur Kosova ishte nën gjenocidin serb, Shqipëria hapi depot me armë dhe filloi luftën civile brenda vetes me 4000 të vrarë.

-Shtator 1998, kur ministrit mbrojtjes Kosvës Ahmet Krasniqit iu grabitën 8 milion marka për furnizimin e FARK-ut me armë dhe u ekzekutua në Tiranë që të lihej ushtria e Rugovës e paarmatosur, një javë më pas u vra Azem Hajdari dhe Shqipëria u fut në kaos dhe anarki.

-Shkurt 1999, kur Kosova firmoste Rambujenë, opozita e Shqipërisë godiste ambasadoren amerikane Mariza Lino në oborrin e PD-së.

Me dhjetëra raste në 36 vitet e fundit, agjenturat e huaja kanë sinkronizuar ngjarjet e Kosovës me Shqipërinë.

Spiunazhi rus dhe serb prej dekadash kanë mundur të pengojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës duke shpenzuar miliarda euro.

Fondi për destabilizimin e Ballkanit apo prishjen e Bashkimit Europian nuk është fantazi, por realitet. Disa parti europiane në Gjermani, Austri, Francë, Belgjikë, Itali, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje zyrtarisht janë provuar që marrin financime nga Moska. Partia Demokratike e Shqiperisë është hetuar për finacime ruse nga prokuroria dhe shërbimet amerikane.

A mund të themi që u korruptuan nga rublat ruse Gjermania, Italia, Franca dhe Austria, por jo Shqipëria?

Jo, do të ishte naivitet nëse do të besonim që partitë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk korruptohen.

Serbia dhe Rusia janë prezente në Prishtinë dhe Tiranë. Ato janë në media, në kuvend, në diplomaci, në supermarkete, madje edhe tek buka që hanë shqiptarët nga drithi serb dhe rus.

Në vigjilje të një lufte të tretë botërore, ku janë përfshirë me dhjetëra shtete, Kosova mbetet për herë të tretë brenda një viti pa qeveri, ndërsa Shqipëria çdo javë del në mediat e gjithë botës me video nga bombat molotov të 20 kamikazve që i paguan Berisha për të djegur kryeqytetin.

Në thelb, flaka dhe tymi ka kohë që i kanë dalë edhe Vetëvendosjes, por edhe Partisë Demokratike. Luftë e shpallur kundër SHBA.

1-Në Kosovë duhet ekzekutuar Vjosa Osmani sepse takoi 4 herë Donald Trumpin, i cili ka shmangur zyrtarisht Albin Kurtin.

2-Tiranë duhet ekzekutuar Edi Rama sepse firmosi Bordin e Paqes dhe Berishës i shkuan dëm 7 milion dollarë në Washington.

Vjosa dhe Edi mund ta kishin merituar 100 herë më parë për tu ekzekutuar sepse kanë dështuar por motivi eleminimit këtë rradhë është që të dy ishin krah Donald Trump në Washington.

Vendimi për destabilizimin e Kosovës dhe Shqipërisë këtë radhë u mor të bëhet njëkohësisht sepse duhet eliminuar çdo linjë pro-amerikane në një kohë që SHBA por rivendos partneritete të reja.

Thjesht në këtë rast aleanca anti-amerikane Berisha–Kurti nuk ekziston me njëri-tjetrin, por janë të dy pjesë e së njëjtës ombrellë strategjike të anti-amerikanizmit në Europë dhe Shqipëri.

Ata nuk janë miq. Thjesht u ka ardhur porosia që në të njëjtën kohë ta djegin Kosovën dhe Shqipërinë në këto ditë të vështira kur rendi botëror është në pikëpyetje dhe kur harta gjeopolitike po konfigurohet.

. John le Carré – shruante në romanin e tij klasik për infiltrimin e agjentve sovjetik në elitën britanike: “Tradhtia më e madhe nuk është kur armiku të spiunon, por kur njerëzit e tu punojnë për të.”

Advertisement