Connect with us

Kosova

Kush po e kërcënon ministrin serb të Albin Kurtit

Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje kur janë pyetur nga mediat  nëse kryeministri Albin Kurti është takuar ministrin për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiç, pasi ky i fundit tha të hënën se do ta takoi kryeqeveritarin, meqë po i rrezikohet jeta familjarëve të tij dhe zëvendësit të tij, Radoica Radomiroviç.

As Rashiç nuk ka qenë i qasshëm gjatë së martës, edhe pse një ditë më parë theksoi se do ketë disa propozime “jo të mira” për Kurtin.

Por, Enver Dugolli, anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtës, thotë për Albanian Post se ministri duhet të mbrohet nga shteti dhe të zbulohen kërcënuesit.

Ai mendon se kërcënimet për Rashiç-in vijnë nga organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, të cilat Qeveria i ka shpallur organizata terroriste.

Ndërkaq analisti politik nga veriu i Kosovës, Branislav Krstiç, theksoi se Serbia i shantazhon të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga Beogradi.

Prandaj, ai shprehet i bindur që Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi vazhdon të ketë ndikim në pjesën veriore të Kosovës.

Dy ditë më parë, Rashiç gjatë një konference për media ka thënë se “Njerëzit të cilët kanë ndërlidhje me mua, familjar dhe miq janë ndalur dhe janë mbajtur me orë të tëra në stacionet policore në Serbi.

Edhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, dhe këshilltare në Ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Rada Trajkoviç, ishte ndaluar disa herë në Serbi ajo vetë dhe vajza e saj, dhe per keto ka akuzuar presidentin Vucic

Advertisement