Aktualitet
Kush po i priste armët që u kapën në Durrës? SPAK letër porosi në Angli
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u janë drejtuar autoriteteve angleze me një letërporoisi me qëllim zbulimin e pritësit të 8 pistoletave që u kapën në Portin e Durrësit. Armët u gjetën në një furgon dhe kishin si destinacion Anglinë.
Përmes letërporosisë, SPAK ka kërkuar që autoritetet britanike të verifikojnë personin pritës, që jeton në Angli. Emri i personit dhe numri i telefonit të tij ishte shënuar në pakon ku ishin future e mbështjellë pistoletat, por nuk është bërë publik. Furgoni ku u gjetën armët i përkiste agjencisë së transportit “Sihana Transport”.
Kjo kompani operon në vendin tonë që prej vitit 2021, por është e regjistruar edhe në Britaninë e Madhe, në zonën e Lutonit, ku pronar është Guxim Sefolli. Pronari jeton në Britaninë e Madhe, por në maj të vitit 2021 emri i tij u përmend nga një tjetër operacion i Policisë së Shtetit. Po në mjetet e tij u gjetën dhe u bllokuan 124 mijë paund, që po transportoheshin nga Britania e Madhe në drejtim të Shqipërisë.