Connect with us

Aktualitet

Kush ‘sulmon’ amerikanët shpallet “non grata”/ Marco Rubio paralajmëron

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar pezullime vizash për zyrtarë të ndryshëm në të gjithë botën.

Ai ka njoftuar në rrjetet sociale se do të ketë një politikë të re vizash për të huajt ‘që janë bashkëpunëtorë në censurimin e amerikanëve’.

Në një postim në X, Rubio tha se të gjithë ata liderë dhe zyrtarë që ndërmarrin masa ndaj shtetase amerikanë në vendet e tyre, për reagime të ndryshme që ata kanë bërë publikisht, nuk do të shkelin në SHBA. Me pak fjalë, kushdo që sulmon, intimidon, kërcënon dhe ‘godet’ amerikanët, shpallet i padëshiruar.

“Për një kohë shumë të gjatë, amerikanët janë gjobitur, ngacmuar dhe madje akuzuar nga autoritetet e huaja për ushtrimin e të drejtave të tyre të lirisë së fjalës. Sot, po njoftoj një politikë të re të kufizimit të vizave që do të zbatohet për zyrtarët e huaj dhe personat që janë bashkëpunëtorë në censurimin e amerikanëve. Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë autoritet.

Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Evropë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve kanë mbaruar”, shkruan ai.

Interesant është fakti se Rubio në postimin e tij përmend edhe Evropën. Mos harrojmë se në Shqipëri, shpesh herë shumë politikanë kanë sulmuar diplomatët amerikanë, por jo vetëm. Sali Berisha, Ilir Meta dhe besnikët e tyre nuk kanë lënë gjë pa thënë për Yuri Kim, Donald Lu dhe diplomatë të tjerë, etj. Po ashtu dhe deputetë pranë tyre kanë sulmuar ambasadën amerikane, por jo vetëm, në mënyrë frontale. Sipas skemës së re, të gjithë ata që ‘merren’ me amerikanët, ta harrojnë udhëtimin në SHBA.

Advertisement