Connect with us

Kronike

Kushëri me viktimën, identifikohet autori i vrasjes në Shkodër

Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit Leke Vuksani, i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V.

Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V.

vijon…

Një 51-vjeçar është vrarë ditën e sotme në Shkodër. Petrit Vuksani ishte kthyer nga Anglia para një muaji, por gjeti vdekjen në banesën e tij. NTV.AL ka mësuar se një person është futur brenda në shtëpi, e ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas është larguar.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:15, në lagjen ‘Tom Kola’, por shkaqet ende nuk dihen. RNTV.AL  ka siguruar edhe foton e viktimës Vuksani.

51-vjeçari ishte kthyer nga Anglia para një muaji në Shkodër dhe jetonte vetëm në banesë. Autori është futur, e ka qëlluar dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tij.

“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Petrit Vuksani mesditën e sotme brenda banesës së tij në Shkodër. Dyshohet se autori i krimit të sotëm është Lekë Vuksani. Ky i fundit mësohet se është i afërm i viktimës dhe jetonte me qira në banesën e viktimës Petrit Vuksani. Ky i fundit i kishte shkuar në banesë për t’i marrë lekët e qirasë, por është zënë me Lekë Vuksanin. Pas konfliktit, ky i fundit e ka qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur dhe është larguar nga banesa. Mësohet se rreth 1 muaji më parë Petrit Vuksani ishte kthyer nga Anglia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”.

 

Advertisement