Connect with us

Politike

Kushtet e Ilir Metës: Deputetët i dua si Tedi, jo ‘sufllaqe’

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues Kombëtar të PL-së ka bërë publike “kushtet” që duhet të plotësojnë ata që kërkojnë të garojnë si kandidatë për deputetë. Në fjalën e tij, Meta tha se deputetët duhet të protestojnë dhe jo të bëjnë marrëveshje me kryetarët e bashkive, duke marrë si shembull…Tedi Blushin.

Për Metën, të gjithë ata që do të garojnë nën siglën e Partisë së Lirisë, duhet që të jenë si anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Më tej, ai shtoi se nuk çon deputetë “sufllaqesh” në Kuvend, duke bërë edhe njëherë thirrje për gjithëpërfshirë në protestën e 7 tetorit.

“Po të kishim 8 Tedi Blushi atje, tek Bashkia e Tiranës, po t’i kishim të gjithë kështu në të gjithë Shqipërinë. Nuk ishte i pari Tedi Blushi në listë, nuk ishte as i dyti, as i treti, i katërti u vu. Doli i pari atje në krye të protestës. Për çfarë janë mandatet e përfaqësimit atje? Çfarë janë ata këshilltarë që bëjnë pazare me kryetarët e bashkive? 8 janë. Kështu që deputetët duhet të jenë si Tedi Blushi të gjithë, deputetë sufllaqesh nuk çon Ilir Meta në Kuvend”, tha Meta.

Advertisement